Home / Lajme / Maqedoni / Përfundon drama e zjarrit, nga 21 të lënduarit 3 persona në Shkup (VIDEO)

Përfundon drama e zjarrit, nga 21 të lënduarit 3 persona në Shkup (VIDEO)

Tetovë, 18 dhjetor – Ata në këtë sfidë nuk kishin asnjë që t`iu ndihmojë, asnjë institucion, asnjë drejtori por vetë me ato pak mjete që kishin. Heronjtë të vërtetë që vërehen vetëm në filma dhe askund tjetër.
Fakt për këtë është edhe lëndimi i kryeshefit të njësisë së zjarrfikësve të Tetovës Ukë Aliti, i cili është helmuar nga tymi. Madje edhe dy zjarrfikës tjerë kanë marrë helmime vetëm e vetëm për të shpëtuar njerëzit e ngujuar. Kamera e Televizionit Koha, ka qenë në vendngjarje e para si gjithmonë dhe ju sjell pamjet ekskluzive nga kjo dramë që tronditi sot banorët e Tetovës dhe më gjërë.

Heroizmi i Zjarrfikësve dhe neglizhenca e institicioneve tjera

Autor: Urim HASIPI

Dhjetëra pjesëtarë të zjarrëfikësve të Tetovës më shumë se katër orë kanë bërë të pamundurën dhe në fund ia kanë dalur që të shpëtojnë dhjetëra jetëra njerëzish të ngujuar në ndërtesën tetëkatëshe në Bllok 70 në Tetovë, pasi që e njejta u përfshi nga zjarri aty rreth orës 14.00. Sipas informatave të para jozyrtare zjarri ka shpërthyer në bodrumin e ndërtesës kur janë ndezur bombolat me gaz. Shumë shpejtë zjarri është përhapur në tërë ndërtesën dhe ka alivanosur shumë banorë, kurse ka pasur fëmijë, gra, pleq dhe invalid të cilët qëndruan aty me orë të tëra që ndokush ti shpëtojë. Zjarrfikësit e Tetovës me tërë pajisjet që kishin në dispozicion arritën që të shpëtojnë banorët e ngujuar, ndërsa në mesin e tyre kanë qenë edhe dy fëmijë të moshës 2 dhe tre vjeçare së bashku me nënën e tyre.
Ankthi ka qenë i madh tek familjarët që ndodheshin poshtë banesës në oborr dhe ndiqnin situatën, madje kishte edhe lot dhe bërtitje, kurse ata që në asnjë moment nuk u ndalën duke nxjerrë banorët nga banesa kanë qenë zjarrfikësit.
Ata në këtë sfidë nuk kishin asnjë që t`iu ndihmojë, asnjë institucion, asnjë drejtori por vetë me ato pak mjete që kishin. Heronjtë të vërtetë që vërehen vetëm në filma dhe askund tjetër.
Fakt për këtë është edhe lëndimi i kryeshefit të njësisë së zjarrfikësve të Tetovës Ukë Aliti, i cili është helmuar nga tymi. Madje edhe dy zjarrfikës tjerë kanë marrë helmime vetëm e vetëm për të shpëtuar njerëzit e ngujuar. Kamera e Televizionit Koha, ka qenë në vendngjarje e para si gjithmonë dhe ju sjell pamjet ekskluzive nga kjo dramë që tronditi sot banorët e Tetovës dhe më gjërë.
Por nuk u tronditën institucionet tjera të cilët qëndruan duarkryq në këtë ngjarje. Vetëm pak çaste para se errësira të binte në Tetovë, kanë ardhur pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim. Madje në vendngjarje ka arritur edhe Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferri.
Por nëse institucionet tjera për një kohë të gjatë qëndruan duarkryq në këtë situatë, sehir nuk bënë kompanitë private Beton Union dhe Golec Trans të cilët sollën makineri duke përfshirë edhe vinçet e mëdha dhe u bashkuan me zjarrfikësit në këtë sfidë të madhe, sepse ishin në pikpyetje jetërat e qytetarëve dhe të fëmijë. Si pasojë e gjithë kësaj, 14 veta u lënduan, prej të cilëve tre zjarrfikës. Në orët e mbrëmjes në spital u sollën edhe 2 fëmijët e vegjël të cilët shpëtuan për mrekulli falë zjarrfikësve heronj të Tetovës.

Njëra prej tyre u dërgua para pak çastesh në spitalet e Shkupit. Në vendngjarje ishin edhe disa automjete të ndihmës së parë të Tetovës, ndërsa pas marrjes së lajmit të hidhur dhe tronditës ndihmë të parezervë ka ofruar edhe Spitali I Gostivarit.Në këtë sfidë të sotme poashtu zjarrfikësve të Tetovës u janë bashkangjitur edhe kolegët e tyre nga Gostivari.

Kësaj radhe u vërtetua edhe një fakt tjetër. Diskriminimi që u bëhet institucioneve relevante në Tetovë për në këso situata tregoi se vullneti njerëzor dhe human nuk mungon tek njerëzit por mungojnë pajisjet, mungojnë vinçet, shkallët e larta për shpëtuar njerëzit. Tetova, tetovarët edhe një herë u lanë në mëshirë që vetë të përballojnë këtë situatë. Zjarri në tërësi u lokalizua dhe u shua, nuk vdiq askush për fat të mirë, por më shumë se dhjetë persona u lënduan dhe kërkuan ndihmë mjekësore nga helmimet me tym. Megjithatë ata që me orë të tëra që qëndruan të ngujuar këtë dramë dhe ankth nuk do ta harrojnë asnjëherë. Respekt të veçantë për zjarrfikësit të cilët vetë rrezikuan jetën e tyre dhe ishin në krye të detyrës, por turp për institucionet tjera që nuk erdhën në ndihmë. Në vendngjarje ndonëse me vonesë kanë dalur edhe autoritetet e komunës së Tetovës. Ndërsa nga informatat tona, dy vinçe të cilët përdoren për stolisjen e qytetit nga ana e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë kanë qenë në dispozicion gjatë shpëtimit të banorëve të ngujuar. Nuk do të harrojmë kësaj radhe pa përmendur edhe mjekët e Spitalit Klinik të Tetovës, vozitësit e automjeteve të ndihmës së shpejtë të cilët në asnjë moment nuk hezituan që të ofrojnë ndihmë dhe të transportojnë të lënduarit. Banesa ka qenë me banorë të nacionaliteteve të ndryshme shqiptarë, turk, maqedonas, por ata që ndihmuan nuk shikuan në baza etnike ashtu si shteti I shikon banorët e Tetovës. Është koha e fundit që Tetova të ketë një qendër moderne të zjarrfikësve dhe me pajisje adekuate për këso situata sepse aktualisht kjo njësi e zjarrfikësve kujdeset për rreth 100.00 banorë, kurse ky rast le të jetë shembull për në të ardhme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *