Home / Lajme / Maqedoni / Përmendorja e Car Dushanit përjetësohet në mes të Shkupit

Përmendorja e Car Dushanit përjetësohet në mes të Shkupit

3 dhjetor-Përderisa VMRO-ja e ka mbushur jo vetëm Shkupin me përmendore maqedonase dhe përmendore të tjera që njihen si figura historike në Bullgari, Serbi dhe Greqi, BDI vazhdon që përmendoret e shqiptarëve t’i vendos nëpër fusha dhe kodra. Ndërsa e ka të ndaluar të vendos përmendoret e figurave kombëtare shqiptare në qytetet e Maqedonisë edhe atje ku shqiptarët janë shumicë”, tha Naxhi Xhelili, RDK.

Përmendorja e Car Dushanit përjetësohet në mes të Shkupit, aty ku për herë të parë u shpall car i Serbisë, në periudhën më të vështirë për shqiptarët e Ballkanit. Nga BDI-ja nuk dëshirojnë të komentojnë vendosjen e përmendores së Car Dushanit në Shkup. Disa janë jashtë shtetit, disa me grip, e disa nuk e dinë se kush ka qenë Car Dushani. E kush ishte Car Stefan Dushani? Ai morri fronin mbret i Serbisë duke rrëzuar nga pushteti babin e tij, e më pas urdhëroi vrasjen e tij me varje. Në vitin 1346 pikërisht në Shkup u shpall Car i Serbisë. Gjatë 24 viteve në krye të shtetit serb, Car Dushani pushtoi të gjitha trojet ku jetonin shqiptarët duke filluar me Kosovën, Shqipërinë, Shkupin e Janinën. Shqiptarët për gjatë gjithë kohësh e kundërshtuan regjimin e Dushanit. Nga Ministria e Kulturës nuk shpjegojnë se kur do të vendosen përmendoret e shqiptarëve, e as simbolikën e vendosjes së Car Dushanit në Qendër të Shkupit. Pavarësisht qëllimit të autoriteteve, shqiptarët e Shkupit e konsiderojnë si provokim ngritjen e përmendores së Car Stefan Dushanit.

Vendosja e përmendores së Car Dushanit në sheshin e Shkupit ka shkaktuar edhe reagimin e opozitës. Nga RDK-ja e Osmanit vlerësojnë se partitë në pushtet po legjitimojnë pushtimin serb në territoret me shumicë shqiptare. Sipas saj, ndërsa VMRO DPMNE-ja mbush sheshet e qyteteve me përmendore që njihen si figura historike në Bullgari, Greqi dhe Serbi, BDI-ja vazhdon t’i vendos përmendoret shqiptare nëpër fusha dhe kodra.

“Për RDK-në, ky akt manifeston aktin e turpit dhe të nënshtrimit të plotë të BDI-së ndaj politikave serbo-file që tanimë publikisht menaxhohen nga kjo qeveri. Përderisa VMRO-ja e ka mbushur jo vetëm Shkupin me përmendore maqedonase dhe përmendore të tjera që njihen si figura historike në Bullgari, Serbi dhe Greqi, BDI vazhdon që përmendoret e shqiptarëve t’i vendos nëpër fusha dhe kodra. Ndërsa e ka të ndaluar të vendos përmendoret e figurave kombëtare shqiptare në qytetet e Maqedonisë edhe atje ku shqiptarët janë shumicë”, tha Naxhi Xhelili, RDK.

BDI-ja nuk reagoi as në ambientet e kuvendit, ku u lëshuan akuzat. Ndërkaq, ndaj të njëjtës përmendore, edhe LSDM-ja tha se ajo përbën nxitje ideologjike, por edhe një tjetër shpenzim nga arka e shtetit.ALSAT M

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *