Home / Lajme / Maqedoni / Policia dhe protestuesit kundër Car Dushanit ndeshen në Çarshi

Policia dhe protestuesit kundër Car Dushanit ndeshen në Çarshi

20 dhjetor-Pas disa tentimeve të pasuksesshme të plakut me flamur në dorë dhe disa shoqëruesve turma e tubuar është shpërndarë. Pas kësaj edhe forcat e mëdha policore janë tërhequr nga çarshia e vjetër, duke u kthyer më poshtë në afërsi të urës së gurit dhe përmendores së Car Dushanit.

Policia dhe njësitit special ka ndaluar dhjetëra demonstrues në tentimin e tyre që të arin deri tek përmendorja e car Dushanit.

Siguri e madhe policore ishte e vendosur në sheshin “Filipi i Dyt” ndërsa një pjesë e tyre u drejtuan kah qendra tregtare Mavrovasja. Policia u ndaloi lëvizjen demonstruesve dhe i ndaloi para hyrjes së çarshisë së vjetër në Shkup.Shkak për këtë ka qenë tentimi i sërishëm i një grupi protestuesish të udhëhequr nga plaku Xheladin Rrustemi i cili me flamurin kombëtar shqiptar ishte nisur për të rrënuar bustin e Car Dushanit i vendosur kohë më parë në urën e civilizimeve në qendër të Shkupit.Gjatë këtyre momenteve policia ka legjitimuar edhe gazetarët të cilët nuk lejoheshin të kalonin në anën tjetër. Pas disa tentimeve të pasuksesshme të plakut me flamur në dorë dhe disa shoqëruesve turma e tubuar është shpërndarë. Pas kësaj edhe forcat e mëdha policore janë tërhequr nga çarshia e vjetër, duke u kthyer më poshtë në afërsi të urës së gurit dhe përmendores së Car Dushanit.

Demonstruesit revoltën e shprehën rreth 30 minuta ku më pas u tërhoqën.

Gjithsesi sigurimi policor ende qëndron para urës “ Syri “.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *