Home / Lajme / Maqedoni / Policia: Festoni në mënyrë dinjitoze (VIDEO)

Policia: Festoni në mënyrë dinjitoze (VIDEO)

30 dhjetor-Ndërkaq vozitësve në Pollog u këshillohet që deri në fund të respektojnë rregullat dhe shenjat, që të mos vozisin nën ndikim të alkoolit dhe detyrimisht të kenë pajisje dimërore nëse udhëtojnë për në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Mavrovë, transmeton Tv KOHA.

Në vigjilje të festave të muajt Janar, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë apelon deri tek qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit, blerja dhe përdorimi I fishekzjarreve dhe llojeve tjer piroteknike, si dhe prishjet e ndryshe të rendit dhe të qetësisë publike, informon Tv KOHA.

Policia paralajmëron se të njejtit do të përballen me padi adekuate e cila për këtë lloj kundërvajtje lëvizin nga 200 deri në 500 euro. Krahas kësaj, varësisht nga rrethanat dhe pasojat, sjelljet e papërgjegjshme do të sanksionohen edhe me padi penale. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë me seriozitet edhe njëherë vëren se përdorimi I armëve të zjarrit dhe shfrytëzimi I pakujdesshëm I fishekzjarreve nga ana e të miturve shumë lehtë mund të sjell në pikpyetje sigurinë e tij dhe të qytetarëve tjerë. Ndërkaq vozitësve në Pollog u këshillohet që deri në fund të respektojnë rregullat dhe shenjat, që të mos vozisin nën ndikim të alkoolit dhe detyrimisht të kenë pajisje dimërore nëse udhëtojnë për në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Mavrovë, transmeton Tv KOHA.

“Pronarët e veturave nëse nuk është e patjetërsueshme të reduktojnë shfrytëzimin e rrugëve në pjesët qendrore të Gostivarit dhe Tetovës, me çka në mënyrë të drejpëdrejt do të ndikojnë në uljen e kaosit në komunikacion. Kjo për shkak se këtyre ditëve në mënyrë të dukshme është rritur numri I automjeteve për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje që paraqet edhe ngarkim shtesë për infrastrukturën aktuale të komunikacionit ndërsa ende mungojnë hapësirat për parkim”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, njofton Tv KOHA.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, të gjuthë qytetarëve të Tetovës dhe Gostivarit ua uron vitin e ri dhe festa të mbarshme.
Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *