Home / Lajme / Maqedoni / Premiera e filmit Mikey Boy në Tetovë (VIDEO)

Premiera e filmit Mikey Boy në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 13 dhjetor – Filmi me përmasa ndërkombëtare “Mikey Boy” i aktorit hollivudian me origjinë shqiptare nga Gjakova, Mike Dusi vjen nga Hollivudi është shfaqur para publikut të qytetit të Tetovës të enjten mbrëma në qendrën për kulturë.

Ka kaluar vetëm një muaj nga premiera e filmit në kinemanë më të mirë në New York, “AMC Empire” kur Mike Dusi u shfaq me filmin e tij i cili nxjerr në pah pjesë të jetës shqiptare dhe e njejta ka anët e veta komike.Aktori Mike Dusi, para dhe pas premierës së filmit në Tetovë, ka kaluar një kohë bukur të gjatë për të bërë fotografi me fansat dhe mysafirët të cilët kishin ardhur për ndjekur komedinë e aktorit me orgjinë shqiptare. Mike është shprehur se është I habitur me mikpritjen që ka parë nga njerëzit në vend dhe premtoi se këto ditë do kalojë akoma më shumë kohë me shqiptarët për t’i njohur akoma më mirë, dhe pse jo, për të përgatitur edhe një film tjetër. “Si ndjehem, shumë mirë, jam i mahnitur me qytetin dhe mikpritjen këtu në Tetovë. Është shumë bukur në këtë vend dhe jam shumë i lumtur”, tha Dusi, për gazetën Koha.Ndryshe, Mike Dusi është një djalë shqiptaro-amerikan nga Queensi në New York. Jeta e tij ka patur shumë të përpjeta dhe të tatëpjeta që kur ai mësoi se i duhej të udhëtonte për në Shqipëri për të rregulluar një martesë. MikeyBoy vendosi për të bërë një kërkim nëpër botë bashkë me shokun e tij të ngushtë Robin për të fituar sërish të dashurën e tij amerikane dhe të shmangte vajtjen në Shqipëri për t’u martuar. Aktori Dusi ka pranuar se ai është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, andaj dhe tregimi në film, është i motivuar nga një histori shqiptare.Filmi gjysmë autobiografik “Mike Boy”, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare. Sipas gazetës njujorkeze ”Daily Neës” filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në Amerikë, të cilët e pritën me padurim shikimin e premierës së tij. Mike Dusi është shprehur për ”Daily Neës” se që i vogël ka ndihmuar prindërit në picerinë që kishin hapur në Amerikë, duke i bërë ata të ndiheshin gjithnjë e më krenarë për djalin e tyre.Gjatë ditës së premte Mike Dusi, ka realizuar edhe një takim me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Filmi në Maqedoni shfaqet me iniciativë të telefonisë celulare Albafone.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *