Home / Lajme / Maqedoni / ‘PRISHEN’ në raportet VMRO-BDI, Dimovski sulmon E. Mehmetin

‘PRISHEN’ në raportet VMRO-BDI, Dimovski sulmon E. Mehmetin

Shkup, 26 dhjetor – Ç’po ndodh në marrëdhëniet VMRO-BDI?

Pak ditë pas deklaratës së deputetes Ermira Mehmeti, se nuk turpërohet për pjesëmarrjen si spektatore e dëmtimit të përmendores së Car Dushanit, ka reaguar me një koment ironik zyrtari i lartë dhe deputet i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Në komentin plot ironi, Dimovski i kërkon deputetes së BDI-së t’u “bashkëngjitet” protestave kundër EVN-së.

“Do të ishte mirë sikur kolegia Ermira Mehmeti t’u bashkëngjitej bllokadave tek Rruga e Plastikave, të marrë një tokmak dhe t’u ndihmojë banorëve në dëmtimin e transformatorëve të EVN-së. Ose, të paktën, t’ua paguajë atyre faturat dhe t’ua zgjidhë problemet ekzistenciale”, ka shkruar Dimovski, në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *