Home / Lajme / Maqedoni / Protesta për ndotjen merr mbështetje të madhe

Protesta për ndotjen merr mbështetje të madhe

24 dhjetor-“Kjo fabrike (Jugohromi) prodhon kancer! Mos hesht, dil dhe ngreje zërin. Nese sot nuk do të gjesh kohë, nesër do ta gjesh kohën per ty ose për të dashurit tuaj për kemoterapi. Do të jetë tepër vonë!”, thuhet në thirrjen për protestë.

Mbi 500 persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën kundër ndotjes së ajrit, që do të mbajhet të dielën në ora 11:55 në sheshin “Iliria” në Tetovë. E gjithë kjo përkrahje ka ardhur vetëm një ditë pas iniciativës qytetare që ka për qëllim sigurimin e një ambient normal për jetesë për të gjithë qytetarët e rajonit të Pollogut. Mbi 3 mijë qytetarë pritet të marrin pjesë në këtë protestë.

“Kjo fabrike (Jugohromi) prodhon kancer! Mos hesht, dil dhe ngreje zërin. Nese sot nuk do të gjesh kohë, nesër do ta gjesh kohën per ty ose për të dashurit tuaj për kemoterapi. Do të jetë tepër vonë!”, thuhet në thirrjen për protestë.

Organizatorët informojnë se sot ndotja të Tetovë është në shkallën rekorde prej 300, ndërkohë që niveli i lejuar është 35. Sipas tyre, Tetova me rrethinë ka 265 herë ndotje më shumë sesas shkalla e lejuar.

Ata njoftojnë se brenda ditëve do të dalin me kërkesa konkrete që do t’u drejtohen organeve kompetente.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *