Home / Lajme / Maqedoni / Punësimet partiake po vrasin vlerat e shoqërise shqiptare

Punësimet partiake po vrasin vlerat e shoqërise shqiptare

11 dhjetor-Sipas saj, në konkursin e fundit sikurse edhe ne konkurset paraprake për punësime në administrate, deri tek ne kanë aritur ankesa nga studenët të sukseshëm të cilët tregojnë se gjatë procesit së përzgjedhjes janë regjistruar afera korruptive, marje parash, punsime familjare apo keqpërdorime kompetencash nga ana e pushtetarëve të ndryshëm.

Disapora për shqiptarët e Maqedonisë (DSHM) thekson se shoqatë i sheh me shqetësim të madhë keqpërdorimet dhe aferat e ndryshme korruptive që po ndodhin gjatë konkurseve për punësim në administratë shtetërore.

“Studentë të dalluar dhe të sukseshëm të cilët nuk janë anëtarë partie ose nuk kanë qasje nëpër organet vendimarëse në kuadër të partive politike, janë plotësisht të anashkluar dhe të diskredituar nga punësimi në administrate shtetërore. Shfrytëzojmë këtë rast që edhe një here të shprehim revoltën për injorimin nga partite politike të studentëve më të suskseshëm dhe më kreativë dhe anashkalimi i tyre gjatë punësimeve në administrate publike. Në vend të kuadrove kualitative, partite parapëlqejnë që të punësojnë ushtarët e tyre partiake apo familjarët e vet”, thekson DSHM.

Sipas saj, në konkursin e fundit sikurse edhe ne konkurset paraprake për punësime në administrate, deri tek ne kanë aritur ankesa nga studenët të sukseshëm të cilët tregojnë se gjatë procesit së përzgjedhjes janë regjistruar afera korruptive, marje parash, punsime familjare apo keqpërdorime kompetencash nga ana e pushtetarëve të ndryshëm.

“Është shumë e pamoralshme dhe e pafalshme që këto pushtetar me influence injorojnë stutendët e sukseshëm duke punësuar në mënyrë të padrejtë personat që nuk janë në nivelin e kërkuar”, thekson DSHM.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Qeverisë kanë mohuar këto akuza dhe kanë anashkaluar komentimin e tyre duke i vlerësuar si spekulative dhe duke i bërë thirrje për publikimin dhe shpalosjen e ndonjë dyshimi apo keqpërdorimi të hasur.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *