Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria liron nga puna prej datës 18 dhjetor deri 21 dhjetor gratë shtatzëna dhe punëtorët mbi 60 vjeç

Qeveria liron nga puna prej datës 18 dhjetor deri 21 dhjetor gratë shtatzëna dhe punëtorët mbi 60 vjeç

17 dhjetor – Qeveria ka intervenuar me një sërë masash pas ndotjes së ajrit kryesisht në Shkup dhe qytete tjera të vendit. Gratë shtatzëna dhe punëtorët mbi 60 vjeç banorë të qytetit të Shkupit, Manastirit, Kërçovës dhe Tetovës, me vendim të Qeverisë, nga dita e nesërme e deri më 21 dhjetor lirohen nga puna.

Ministri i ekologjisë Abdilaqim Ademi, rekomandoi që çerdhet, shkollat fillore dhe ato të mesme gjatë ditëve të ardhshme, deri në fundjavë të mos organizojnë aktivitete në ambient të hapur, ndërsa orët e edukatës fizike ti mbajnë në palestër.

‘Nga dita e nesërme e deri të shtunën me 21 dhjetor të lirohen nga obligimet për punë, pra mos të jenë në punë disa kategori të qytetarëve edhe atë gratë shtatzëna dhe personat më të vjetër se 60 vjeç dhe kjo masë vlen për Qytetin e Shkupit, komunën e Manastirit, Kërçovës dhe Tetovës, pra kjo masë është vetëm për këto komuna si dhe subjektet veçanërisht ato private të cilat aktivitetet e tyre i kryejnë në hapësirë të hapur që këto aktivitete ti organizojnë në periudhën nga ora 11 e deri në ora 17, gjithashtu u rekomandohet edhe shkollave fillore dhe të mesme, por edhe çerdheve që aktivitetet fizike dhe lëndën e edukatës fizike ta kryejnë në ambiente të mbyllura me qëllim nxënësit mos ti nxjerrin në hapësira të hapura’, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit hapsinorë.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *