Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria me masa intervenuese për ndotjen e ajrit

Qeveria me masa intervenuese për ndotjen e ajrit

17 dhjetor-Këto të dhëna, theksojnë nga Qeveria, flasin për atë se nuk janë të argumentuara akuzat se nuk po ndërmerret asgjë për ballafaqim me ndotjen e ajrit. Nëse këto masa nuk do të ndërmerreshin në kohë, konsiderojnë, ndotja do të ishte më e madhe se që është tani.

– Qeveria sot duhet të dalë me masa intervenuese për ballafaqimin me ndotjen e ajrit në kryeqytet, të cilat do të jenë rezultat i ndjekjes së vazhdueshme të gjendjes dhe vazhdimit të asaj që tashmë në një afat të caktuar kohor është duke u bërë për ballafaqimin me këtë problem.

Masat të cilat i propozon, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor duhet t’i miratojë Qeveria, e cila që javën e kaluar, duke i pasur parasysh parametrat dhe kushtet atmosferike të cilat nuk parashikojnë erëra dhe reshje që mund ta përmirësojnë gjendjen, e angazhoi këtë institucion që t’i përgatisë ato. Ligji për mbrojtjen e ajrit ambiental parashikon intervenime nga shteti pas shkallës së lartë të ndotjes së ajrit nëse ndodh dhjetë ditë në vazhdimësi.

Kjo, konsiderojnë nga Qeveria, nuk është situatë e cila paraqitet vetëm tani dhe është rezultat i disa faktorëve. Këtë problem e kemi pasur edhe në të kaluarën, por atëherë, siç thonë, nuk është matur dhe nuk janë marrë masa për uljen e ndotjes së ajrit.

Ndotja e ajrit është rezultat i pozitës së Qytetit të Shkupit në fushëgropë, urbanizimit të keq në të kaluarën, veçanërisht ndërtimeve në lagjen Kapishtec të cilat e pengojnë rrymimin e ajrit nga Vodnoja si dhe Porta Vllae e cila pengon rrymimin e ajrit nga perëndimi, por gjithashtu vjen edhe si rezultat urbanizimit jopërkatës në Debar Maalo.

Prandaj, thonë prej atje, akuzat se shteti nuk është duke ndërmarrë asgjë që të ballafaqohet me këtë problem, nuk qëndrojnë. Në vitin 1999 për herë të parë është vendosur sistemi për matje, në vitin 2007 ai është modernizuar dhe janë punësuar njerëz të cilët e mirëmbajnë, ndërsa është formuar edhe Komiteti për shëndet dhe mjedis jetësor. Janë furnizuar edhe aparate për matje të cilat e përcaktojnë lidhshmërinë e ndotjes me ndotësin dhe të cilat së shpejti duhet të vihen në përdorim.

Si masa të cilat janë ndërmarrë deri më tani, ndërsa të cilat kanë pasur si qëllim që të ulet ndotja, është gazifikimi i Qendrës Klinike, e cila ka qenë ndotësja më e madhe, ndërsa e njëjta gjë është bërë në shumë poliklinika dhe shkolla të mesme, 100 për qind janë gazifikuar ngrohtoret Lindje dhe Perëndim, janë furnizuar 300 autobusë të rinj të cilët ndotin më pak, ndërsa janë duke u zbatuar edhe projekte për efikasitet energjetik në shkollat si dhe në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Si projekt më afatgjatë e potencojnë nënshkrimin e marrëveshjes për gazsjellësin dhe gazifikimin e mëtejmë të qytetit. Madje edhe importimi i automjeteve të vjetra ka mundësuar që të ndërrohet autoparku i vjetër i cili ishte ndotës i madh.

Rreth 80 për qind e kompanive tashmë kanë marrë leje të integruara ekologjike A, ndërsa një gjë të tillë duhet ta bëjnë të gjitha kompanitë deri në prill të vitit të ardhshëm.

Këto të dhëna, theksojnë nga Qeveria, flasin për atë se nuk janë të argumentuara akuzat se nuk po ndërmerret asgjë për ballafaqim me ndotjen e ajrit. Nëse këto masa nuk do të ndërmerreshin në kohë, konsiderojnë, ndotja do të ishte më e madhe se që është tani.

Të tilla situata, tregojnë të dhënat, paraqiten në një numër më të madh të qyteteve të cilat, si edhe Shkupi, shpallen si qytetet më të ndotura në Evropë. Madje në 115 qytete më të mëdha, në të cilat jetojnë mbi 40 milionë banorë, ndotja e ajrit është mbi kufijtë e lejuar të cilat janë vendosur nga OBSH-ja.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *