Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria ndalon festimin e festave të fundvitit me paratë e buxhetit

Qeveria ndalon festimin e festave të fundvitit me paratë e buxhetit

19 dhjetor-Qeveria theksoi se ky vendim është pjesë e vazhdimit të masës që parasheh që organet shtetërore, ndërmarrjet publike, fondet, agjencitë dhe shoqëritë aksionare në pronësi shteti të mos organizojnë festa me mjetet buxhetore dhe nuk duhet të shpërndajnë pako me mjetet e buxhetit të tyre.

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit ka vendosur që të mos ketë festimeve të festave të fundvitit me paratë e buxhetit nga ana e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve qeveritare e shtetërore.

Qeveria theksoi se ky vendim është pjesë e vazhdimit të masës që parasheh që organet shtetërore, ndërmarrjet publike, fondet, agjencitë dhe shoqëritë aksionare në pronësi shteti të mos organizojnë festa me mjetet buxhetore dhe nuk duhet të shpërndajnë pako me mjetet e buxhetit të tyre.

Zëdhënësi Aleksandar Gjorgjiev theksoi se nuk do të paguhet regresi për pushimin vjetor, ndërsa të gjitha këto subjekte shtetërore duhet të respektojnë vendimin.

Rekomandimi i Qeverisë është që këto masa të përkrahen dhe respektohen edhe nga organet e pushtetit lokal, çerdhet e fëmijëve dhe shkollat.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *