Home / Lajme / Maqedoni / Qyteti i Shkupit nuk qëndron pas Car Dushanit

Qyteti i Shkupit nuk qëndron pas Car Dushanit

Shkup, 6 dhjetor – Qyteti i Shkupit ka përgënjeshtruar zërat se qëndron pas vendosjes së përmendores së Car Dushanit në Shkup.

reu i Qytetit, Koce Trajanovski ka deklaruar se institucioni që drejton nuk ka iniciuar dhe as nuk ka vendosur përmendoren e figurës kontroverse serbe.

Pas takimit me kreun e Çairit, Izet Mexhiti, kreu i Shkupit ka përgënjeshtruar deklaratën e këshilltares së LSDM-së në Këshill, se është Qyteti i Shkupit ai që ka vendosur shtatoren.

Kështu, dy institucionet lokale, Komuna Qendër dhe Qyteti i Shkupit, kanë hequr çdo përgjegjësi nga vetja për përmendoren.

Një ditë më parë, Komuna Qendër njoftoi se do të kërkojë nga Kuvendi dhe Ministria e Kulturës të deklarohen nëse janë ato që kanë vendosur objektin.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *