Home / Lajme / Maqedoni / Ramstor ndan dhurata në shkollën Kikish (VIDEO)

Ramstor ndan dhurata në shkollën Kikish (VIDEO)

Tetovë, 27 dhjetor – Në shkollën fillore Kikish në Tetovë sot janë shpërndarë dhurata për fëmijët me aftësi të vecanta nga supermarketet Ramstor.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të gëzohen këta fëmijë në festat e fundvitit duke i bërë të ndjehen të lumtur dhe duke ua shtuar buzëqeshjen në fytyrat e tyre. Drejtoresha e kësaj shkolle Sllavka Mitrushevska tha se sot karvani Ramstor arrti për të shpërndarë dhurata për fëmijët me aftësi të vecanta në këtë shkollë. Në emrin tim personal, në emër të gjithë mësuesve, familjarëve dhe nxënësve shpreh falënderime për këtë gjest human nga ana e supermarketeve Ramstor.
Menaxheri i marketit Ramstor Sazan Horvati tha se për festat e ndërrimit të motmoteve, ashtu sikur se edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit vizituam qendrën ditore për fëmijë me nevoja të posaçme dhe shpërndamë pako me dhurata për fëmijët e kësaj qendre ditore. Dhuratat janë simbolike por paraqesin një gjest human tha Sazan Horvati menaxher I marketit.

Ndryshe gjatë ditës në këtë shkollë janë shpërndarë dhurata edhe nga ana e kryetares së komunës Tetuta Arifi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *