Home / Lajme / Maqedoni / Reagon PDSH-ja për përmendoren e Car Dushanit

Reagon PDSH-ja për përmendoren e Car Dushanit

4 dhjetor-Si ndjehen në këtë moment ata që e kanë votuar Ali Ahmetin dhe BDI-në, votë me të cilën Ali Ahmeti shqiptarëve u solli edhe një dhuratë, Car Dushanin.Janë momente të reflektimit, se çka në të vërtetë po ndodh me votën shqiptare dhe legjitimitetin, në të cilin thirret Ali Ahmeti”, thuhet në reagimin e PDSH-së.

Pas vendosjes së përmendores së Card Dushanit në qendër të Shkupit, sot ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare.
“Atëherë kur Ali Ahmeti dhe BDI i mundësuan me ligj policisë së Serbisë të patrullojë nëpër vendbanimet shqiptare, ne paralajmëruam se ky veprim nuk ishte fundi, por fillimi i pranisë serbe në Maqedoni.Më pas vijoji manifestimi i Betejës së Kumanovës, ku Presidenti dhe Kryeministri serb defiluan në hapësirat shqiptare me financim dhe mbështetje të Qeverisë VMRO-BDI. Qeveria i ndau ditës së “Sveti Savës” më shumë mjete nga Buxheti i shtetit se sa të gjitha manifestimeve të shqiptarëve për vitin 2012, përfshirë edhe manifestimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë.Gatishmëria e Alisë dhe njerëzve përreth tij, me një qetësi të habitshme, po tejkalojnë të gjitha parashikimet dhe provokon rëndë të gjithë shqiptarët.
E keqja më e madhe në gjithë këtë situatë është se ky nuk është fundi. Gjithçka pritet nga këta njerëz, që ka kohë që e kanë shitur interesin shqiptar, dhe shtrohet pyetja, cili është vrasësi i radhës i shqiptarëve, të cilit do t’i ngrihet përmendore.
Si ndjehen në këtë moment ata që e kanë votuar Ali Ahmetin dhe BDI-në, votë me të cilën Ali Ahmeti shqiptarëve u solli edhe një dhuratë, Car Dushanin.Janë momente të reflektimit, se çka në të vërtetë po ndodh me votën shqiptare dhe legjitimitetin, në të cilin thirret Ali Ahmeti”, thuhet në reagimin e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *