Home / Lajme / Maqedoni / Rektori Dika numëron të arriturat (VIDEO)

Rektori Dika numëron të arriturat (VIDEO)

Tetovë, 27 dhjetor – Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Zamir Dika të premten ka mbajtur pres konferencën vjetore lidhur me të arriturat për vitin 2013 dhe sfidat e vitit të ardhshëm për këtë universitet.

Gjatë pres konferencës Dika tha se, gjatë vitit që po lëmë pas ky universitet i është kushtuar cilësisë. Ai nënvizoi se deri më tash janë diplomuar 8500 studentë në të tre ciklet e studimit. Aktualisht sipas tij në këtë universitet studiojnë mbi 5000 studentë në pesë fakultete dhe në dy institute hulumtuese.“ Deri më sot, në UEJL, janë diplomuar mbi 8500 studentë, në të tre ciklet e studimit. Në universitet aktualisht studiojnë mbi 5000 studentë, në pesë fakultete dhe dy institute hulumtuese. Në këtë vit akademik, në 15 programe të ciklit të parë, në 26 programe të ciklit të dytë dhe në 12 programe studimore të ciklit të tretë, kanë aplikuar 15 përqind studentë më shumë se në vitin e kaluar. Numri më i madh i studentëve të regjistruar përbën edhe një moment të rëndësishëm në hapësirën e arsimit të lartë në rajon. Për mua, ky lajm është tregues i fitores së cilësisë ndaj diplomave numër; tregues i nevojës së integrimeve evropiane dhe qasjes në tregun global të konkurrencës karshi tendencave të tranzicionit të papërfunduar; tregues i shpresës dhe i aspiratave për zhvillim ekonomik, si dhe i mirëqenies më të mirë të njerëzve” tha rektori Dika.

Gjatë takimit vjetor me gazetarë Dika është shprehur se ambicja për të qenë universitet igjeneratës së tretë nuk mbeti vetëm në letër. Ai nënvizoi se rreth 30 përqind e studentëve kanë zgjedhur të studiojnë në programet e që janë në gjuhën angleze.“Më lejoni që të ndajë me ju edhe një trend tjetër që e shënoi këtë vit që po lëmë pas, afro 30 përqind e studentëve kanë zgjedhur të studiojnë në programet në gjuhën angleze, përfshi këtu edhe programin e gjuhës angleze. Kjo është një e arritur e madhe për ne, ngase ky fakt përbën një sinjal dhe një shtytje të fuqishme se jo vetëm tregu i arsimit të lartë, por edhe ekonomia po globalizohet, duke rritur dëshirat e të rinjve tanë nga Ballkani Perëndimor për të qenë konkurrues. Pra, do të vazhdojmë edhe në vitin që vjen që të ngrisim performancat e ndërkombëtarizimit të universitetit tonë, si një vlerë konkurruese dhe e rëndësishme për të ardhmen e studentëve tanë”, deklaroi rektori Zamir Dika.

Ai ka nënvizuar edhe sfidat për vitine ardhshëm që ky universitet të jetë i pari që do të zëvendësojë ngrohjen e kampusit me biomasë.“Kemi në plan të ndërrojmë përdorimin e naftës si energji hyrëse për ngrohjen e kampusit me atë të biomasës. Ky nuk është një investim vetëm për kushte më të mira për studentët dhe stafin tonë, por edhe një kontribut për qytetin dhe ekologjinë vendore. Do të vazhdojmë me revidimin e jashtëm ndërkombëtar të programeve studimore. Do të vazhdojmë me promovimin e programeve studimore të integruara me praktikën. Do të vazhdojmë me ngritjen e hulumtimit shkencor Horizon 2020” tha Dika.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *