Home / Sport / Renova cak i abitrave

Renova cak i abitrave

“Nuk dijmë se çka është puna, por kjo çështja e referimit mer përmasa serioze. Thuajse në çdo ndeshje jemi cak i gabimeve të arbitrave që referojnë në dëmin e skuadrës tonë. Nuk duam të mendojmë se ka diçka kundër neve, mirëpo vërtet po teprohet. Një herë nuk ndodhi që të gabohet në favorin tonë, gjithnjë kundër dhe në ndeshje ku ne humbim shumë pikë. Kjo situatë është brengosëse dhe duhet diçka të ndërmeret”, deklaroi sekretari i KF Renova, Xhevdet Rustemi.

Skuadra e Renovës është në seri prej pesë ndeshjeve pa fitore dhe kjo ecuri skuadrën nga Xhepçishti e vendos në mesin e ekipeve që duhet të brengosen për statusin e tyre, pasi janë shumë pranë ekipeve që luftojnë për mbijetesë. Pas triumfit 0:4 në transfertën me Pelisterin, Renova barazoi pa gola me Vardarin, humbi 2:1 nga Makedonija Gj.P. në Shkup, para se të sjellë dy barazime 0:0 dhe 1:1 me Euromilkun dhe Rabotniçkin. Së fundmi erdhi debakli 4:0 me Horizontin në Turnovë dhe nga një skuadër që ishte pranë kreut, tani me 24 pikë shef veten në pozitën e 6, por vetëm dy pikë më shumë se Euromilku, Bregallnica dhe Shkëndija që shofin veten në pozitën e 9-të që çon në Ligën e Dytë. Të vetëdijshëm për situatën e krijuar dhe faktin që duhet të përmirësojnë gjërat në taborin e tyre, nga tabori i Renovës shprehin brengosje dhe pakënaqësi nga referimi që sipas tyre në kontuinitet është kundër. Dhe në fakt ka patur disa situata të tilla kur Renova vërtet ka qenë e dëmtuar, si që ishte ndeshja me Makedonija Gj.P. në Shkup. “Nuk dijmë se çka është puna, por kjo çështja e referimit mer përmasa serioze. Thuajse në çdo ndeshje jemi cak i gabimeve të arbitrave që referojnë në dëmin e skuadrës tonë. Nuk duam të mendojmë se ka diçka kundër neve, mirëpo vërtet po teprohet. Një herë nuk ndodhi që të gabohet në favorin tonë, gjithnjë kundër dhe në ndeshje ku ne humbim shumë pikë. Kjo situatë është brengosëse dhe duhet diçka të ndërmeret”, deklaroi i indinjuar sekretari i KF Renova, Xhevdet Rustemi. Ai beson që situata të ndryshojë në të mirë së shpejti dhe pret referim korekt që në ndeshjen e rradhës. Renova të dielën në Tetovë pret Bregallnicën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, me çka edhe përfundon gjysmësezoni vjeshtor.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *