Home / Sport / Ribery shpallet Lojtari vitit në Gjermani

Ribery shpallet Lojtari vitit në Gjermani

Ribery këtë çmim e mori para sulmuesit të Borussia Dormundit, Robert Lewandowski, i cili po vazhdon të lidhet me një kalim në klubin bavarez.

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery është shpallur Lojtari i vitit për vitin 2013 në Bundesliga, fal performancës së tij në 12 muajt e fundit. 30-vjeçi u votua si më i miri nga 36 kapitenët e klubeve të dy ligave të futbollit gjerman.Reprezentuesi francez, i cili është finalist për të fituar çmimin Topi i Artë, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, i shton këtë titull çmimeve si Lojtari më i mirë i Champions League dhe Lojtari më i mirë në Evropë, të cilat i fitoi muaj më parë.

Ribery këtë çmim e mori para sulmuesit të Borussia Dormundit, Robert Lewandowski, i cili po vazhdon të lidhet me një kalim në klubin bavarez. Francezi sezonin e kaluar e mbylli me 18 gola dhe 20 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar Champions Leaguen, Bundesligan, DFB-Pokal dhe UEFA Super Cup.

Me Bayernin që gjendet në finale të Botërorit të Klubeve, Ribery raftit të çmimeve mund t`ia shtojë edhe një kup nëse ekipi i Pep Guardiolas mposht Raja Casablancan.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *