Home / Sport / Ronaldo bojkoton ceremoninë e Topit të Artë

Ronaldo bojkoton ceremoninë e Topit të Artë

Ronaldo shihet si një nga favoritët në garën për të fituar Topin e Artë, duke lënë pas Franck Ribery dhe Lionel Messin.

Cristiano Ronaldo paralajmëron bojkotin në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë 2013. Këtë herë nuk është shefi i FIFA-s ai që bëhet shkak për këtë vendim të mundshëm, por ai i UEFA-s, Michel Platini. Presidenti i institucionit më të lartë të futbollit europian u shpreh me humor se vendimi për shtyrjen e afatit të votimit do ta ndihmojë sulmuesin e Realit të Madridit, por luzitani nuk e ka marrë aspak me shaka këtë deklaratë.

Sulmuesi refuzoi të përgjigjet drejtëpërdrejtë në lidhje me deklaratën e Platini, duke lënë të kuptohet se në 13 Janar mund të mos udhëtojë drejt Zyrihut ku do të dorëzohet edhe trofeu.“Mendoj se Platini kërkoi të më provokonte, prandaj nuk dua t’i përgjigjem deklaratës së tij. Gjatë ditës së dorëzimit të Topit të Artë mund të jem në Spanjë, në Zyrih ose ndoshta në Madeira”.

Një koment i shkurtër që do të hapë disa spirale debatesh, ashtu siç ndodhi disa javë më parë kur Blatter u shpreh hapur se simpatia e tij shkon për Lionel Messin. Aktualisht, sulmuesi portugez ndodhet në Madeira ku po kalon disa ditë pushimi për shkak të një dëmtimi muskulor. Ai ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon, por mungoi në dy përballjet e fundit kundër Galatasaray dhe Real Valadollid. Aktualisht, ai shihet si një nga favoritët në garën për të fituar Topin e Artë, duke lënë pas Franck Ribery dhe Lionel Messin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *