Home / Lajme / Maqedoni / Saliu: Kontribuojmë për lirinë informative

Saliu: Kontribuojmë për lirinë informative

Shkup, 25 dhjetor – Deputetja e BDI-së Suzana Saliu ka thënë sot se raporti i ç’do qeverie me mediat mbetet një nga raportet më të ndjeshme dhe më komplekse i cili çdo herë përcillet me skepticizëm, kriticizëm, mosbesim dhe refuzim.

“Kjo për ne është e kuptueshme, sidomos në rastin tonë kur ky raport mes Qeverisë dhe medies ka kaluar nëpër sfida shumë serioze dhe mosbesim të madh.

BDI gjatë gjithë kohës është përpjekur që të kontribuoj për të përmirësuar hapësirën dhe lirinë informative në vendin tonë, për të mundësuar që media të kryej detyrat e saja në mënyrë të lirshme të pavarur dhe sa më objektive.

Mirëpo jo përherë ja kemi arritur këtij qëllimi. Sot në po u njoftojmë se do të votojmë pro miratimit të këtyre dy ligjeve të cilët kanë për qellim të rregullojnë hapësirën dhe tregun mediatik në Maqedoni.

Ne do të votojmë pro këtyre ligjeve tërësisht të vetëdijshëm se ‘Kultura mediatike’ tash më është kriter i ri politik të cilin na e ka vendosur Komisioni Evropian dhe ne shpresojmë se miratimin e këtyre ligjeve do të kontribuojmë në ndërtimin e kësaj kulture politike”, tha Saliu e BDI-së, njëherësh nënkryetare e Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *