Home / Sport / Seria A, Juve e mbyll në krye vitin 2013

Seria A, Juve e mbyll në krye vitin 2013

Juventus e mbyll vitin 2013 me fitoren e 9 radhazi, duke hipotekuar thuajse matematikisht titullin e kampionit të dimrit, edhe pse mbeten 2 ndeshje deri në fund të fazës së parë. 

Sukses jo i lehtë për bardhezinjtë, ai i arritur në fushën e Atalanta-s, ku triumfuan 4-1. Bardhezinjtë kaluan në avantazh me Tevez pas 6 minutash lojë, por në të 15-tën Buffon nxjerr topin nga fundi i rrjetës, për herë të parë pas 745 minutave, për “faj” të Moralez.Në pjesën e dytë, skuadra e Conte-s shpërthen, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë, me anë të Pogba, 46’, Llorente 75’ dhe Vidal 79’.Ndërkohë, Roma ka mposhtur me lehtësi 4-0 Catania-n, një ndeshje e lehtë kjo e ekipit të drejtuar nga Garcia kundër siçilianëve, të fundit në renditje.Shënuan Benatia, në minutën e 18 të pjesës së parë, më pas Destro dyfishon në të 55-tën, e më pas Benatia realizon “dopietën”, 59’, për t’i lënë në fund radhën Gervinho-s, 80’. Kapiteni i romanistëve, Francesco Totti ishte në fushë për 87 minutaRoma e mbyll 2013-n me 5 pikë më pak se Juventus, në pritje të përballjes direkte të përcaktuar më 5 janar të 2014-s, në “Juventus Stadium”.Fiorentina, nga ana tjetër, arrin fitoren e 10 në kampionat, duke ngushtuar distancën me vendin e 3, ku ndodhet Napoli, falë fitores së arritur ndaj Sassuolo-s, me gol të realizuar nga “Pepito” Rossi, 82’.Pas një pjese të parë të dominuar nga vendasit, duke rrezikuar me Berardi-n dhe Zaza-n, ekipi “viola” zgjohet në të dytën, duke shpërdoruar dy raste për gol me anë të Rossi-t dhe Ambrosini-t, për të shënuar më pas në minutën e 82. Në fund, Ilicic godet edhe shtyllën.Në ndeshjet e tjera të javës së 17 të Serisë A, Verona mposht Lazio-n e Igli Tares dhe Lorik Canës, 4-1, me gola të shënuar nga Toni, Iturbe, Romulo dhe sërish Toni, ndërsa për lacialët barazoi përkohësisht Biglia.Bologna fiton për herë të parë, pas më shumë se 1 muaji, duke mundur Genoa-n në mesditë, me gol të shënuar nga Diamanti, 12’, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve. Sampdoria nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 me Parmën, duke ndërprerë ecurinë pozitive prej 2 fitoresh radhazi. Shënuan Eder dhe Lucarelli, ndërsa emilianët kishin shumë mungesa.Torino siguron fitoren e tretë radhazi, ndërsa Immobile shënon golin e 5 në po kaq ndeshje për torinezët, pikërisht ndaj një rivali si Chievo, duke hapur betejën me Veronën për vendin e 6 në renditje, që vlen një vend në Europa League.Në avantazh kaluan verdheblutë, me Thereau në minutën e 9’, më pas kthejnë gjithçka Vives dhe Cerci, bashkangjitur “dopietës” së Immobile.Në mbrëmje luhet dhe supersfida e kësaj jave, ajo mes Interit dhe Milanit, apo siç njihet ndryshe “derbi i Madonnina-s”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *