Home / Sport / Shaqiri: Humbje e rëndë

Shaqiri: Humbje e rëndë

“Kjo humbje është e rëndë sidomos për shkak se ne ishim në epërsi 2:0. Kjo nuk guxon të na ndodh më, si fitues të Ligës së Kampionëve dhe posaçërisht si nikoqir”, tha Shaqiri në një intervistë për ‘Die Nordeestschweiz’.

Futbollisti kosovar që luan tek Bayern Munich, Xherdan Shaqiri ka deklaruar se humbja ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve ishte e rëndë për faktin se ishin në epërsi të dy golave. “Kjo humbje është e rëndë sidomos për shkak se ne ishim në epërsi 2:0. Kjo nuk guxon të na ndodh më, si fitues të Ligës së Kampionëve dhe posaçërisht si nikoqir”, tha Shaqiri në një intervistë për ‘Die Nordeestschweiz’. ‘Xhuxhi’, theksoi se skuadra ka bërë gabime të mëdha dhe se në të ardhmen nuk duhet të lejohen këto gabime.

“Kemi bërë shumë gabime të pamatura dhe kemi lejuar shumë hapësirë për Mançesterin në pjesë lojën e dytë. Po ashtu si një top skuadër që jemi, nuk duhet të lejojmë kjo të ndodh”, tha Shaqiri i cili foli edhe për rikthimin në fushë.

“Në anën tjetër jam i kënaqur që jam kthyer në fushë. Ishte vështirë me qëndruar jashtë fushës duke shikuar skuadrën”, përfundoi mesfushori kosovar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *