Home / Lajme / Maqedoni / Sheqerinska: Të varfërit po ikin nga vendi me pasaporta bullgare

Sheqerinska: Të varfërit po ikin nga vendi me pasaporta bullgare

9 dhjetor-Ndërsa të tjerët, një grup i vogël, por të pasur, për qëllime të tjera po trokasin në Qipro, pasi që paratë më së lehti kalojnë përmes dyerve të këtij vendi dhe më së lehti legalizohen. Ja pra kështu po ndodhë në Maqedoni, ku kriminelët e pasur po ikin në Qipro, ndërsa të tjerët pa asgjë po ikin me pasaporta bullgare”, theksoi Sheqerinska.

Zëvendëskryetarja e partisë më të madhe opozitare LSDM, Radmilla Sheqerinska ka deklaruar se qytetarët e varfër maqedonas po pajisen me pasaporta bullgare për të braktisur vendin, ndërsa një grup i të pasurve po pajisen me pasaporta qipriote.

“Të varfërit që nuk kanë rrugëdalje po trokasin në ambasadën bullgare dhe po pajisen me pasaporta bullgare për të ikur nga vendi. Ndërsa të tjerët, një grup i vogël, por të pasur, për qëllime të tjera po trokasin në Qipro, pasi që paratë më së lehti kalojnë përmes dyerve të këtij vendi dhe më së lehti legalizohen. Ja pra kështu po ndodhë në Maqedoni, ku kriminelët e pasur po ikin në Qipro, ndërsa të tjerët pa asgjë po ikin me pasaporta bullgare”, theksoi Sheqerinska.

Sipas saj, Maqedonia është një nga shtetet që sipas analizave të Bankës Botërore po përballet me ikjen masive të qytetarëve të saj. Sipas statistikave më shumë se 1.200 njerëz po humbin jetën nga ndotja, ekonomia po humbet rreth 230 milion euro për shkak të ndotjes.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *