Home / Lajme / Maqedoni / Shfaqet premiera e filmit dokumentar “Mes dy botërave” (VIDEO)

Shfaqet premiera e filmit dokumentar “Mes dy botërave” (VIDEO)

Tetovë, 09 dhjetor – Në sallën e madhe të komunës së Tetovës u prezantua premiera e filmit dokumentar “Midis Dy Botërave” që është realizuar nga regjisori dhe producenti tetovar Sabidin Aliu.

“Midis Dy Botërave” është një skenar mbi fatin dhe dilemat e shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër, dikur gurbetqarë që kishin shkuar për një kohë të shkurtë, kurse sot të integruar në shoqërinë zvicerane dhe me dilema nëse duhet të kthehen, apo thjeshtë vendlindja është vetëm një botë e bukur në imagjinatën e tyre..
“Ky film dokumentar gjurmon mbi fatet e njerëzve në një botë të “huaj”, të huaj në vendlindje, të huaj në kurbet, ku jetojnë ata dhe ku është shpirti i tyre, ëndrra e tyre,këto janë pyetje që çdo ditë i’a bëjnë vetvetes.“Midis Dy Botërave” e përbëjnë tre intelektual të migruar në Zvicër në kohë të ndryshme, megjithëse të integruar në shoqërinë zvicerane, mendjen e kanë tek vendi ku kanë kaluar fëmijërinë,ku e kanë shoqërinë dhe familjen” tha Sabidin Aliu producent dhe regjisor i këtij filmi dokumentar.
Në premierën e këtij filmi dokumentar foli edhe drejtori i fotografisë Robert Jankullovski i cili tha se për realizimin e këtij dokumentari kanë punuar plot dy vite.“Për këtë film patëm fatin të takojmë tre personazhe, tre aktor kryesor, njerëz shumë të shkëlqyeshëm nga vendbanimet tona që jetojnë në Zvicër dhe të tretë janë mirë të vendosur dhe janë pozitë të lakmueshme, janë gjend mirë në atë botë , vetë titulli “mes dy botërave “ në shikim të jashtëm tregon se ata janë të kënaqur, por intimisht ata janë as atje as këtu. Pasi ata u takojnë dy kulturave asaj ët zvicerane dhe të këtushme maqedono shqiptare, ose kulturës ballkanase të themi, shpresoj se ata me të vërtet e ndjejnë si njerëz profesionist edhe lëmin e tyre” tha ai para audotiriumit të pranishëm. Ndryshe ky film dokumentar gjurmon mbi fatet e njerëzve në një botë të “huaj”, të huaj në vendlindje, të huaj në gurbet, ku jetojnë ata dhe ku është shpirti i tyre, ëndrra e tyre,këto janë pyetje që çdo ditë i’a bëjnë vetvetes.“Midis Dy Botërave” e përbëjnë tre intelektual të migruar në Zvicër në kohë të ndryshme, megjithëse të integruar në shoqërinë zvicerane, mendjen e kanë tek vendi ku kanë kaluar fëmijërinë, ku e kanë shoqërinë dhe familjen. Filmit është xhiruar në Zvicër dhe Maqedoni dhe është financuar nga Fondi i Filmit të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *