Home / Sport / Shkëndija miqësore me Renovën dhe Rufejën

Shkëndija miqësore me Renovën dhe Rufejën

“Këta ndeshje do të na shërbejnë për të testuar futbollistët e rinjë dhe lojtarë që do jenë në provë. Trajneri Duro do të ketë mundësi të shoh lojtarë të cilët nuk kishte mundësi t’i inkuadrojë në lojë në tre përballjet e fundit kampionale. Si që jeni të informuar të ejnten luajmë me Renovën, ndërsa të premten me Rufejën. Do të jetë kjo një mundësi e mirë për futbollistët e rrinjë të tregojnë aftësitë e tyre”, deklaroi koordinatori i grupmoshave të Shkëndijës dhe aktualisht ndihmës i U.D. trajnerit Shpëtim Duro, Husein Kadriu.

Deri sa një pjesë e skuadrave elitare kanë shkuar në pushim pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor, Shkëndija e Tetovës vazhdon me aktivitetet e saj deri në fundjavë. Pas ditës së hënë të lirë, të martën futbollistët ‘kuqezi’ kishin seancë të rregullt stërvitore, ndërsa të mërkurën lojtarët u nënshtruan testeve profesionale antropometrike dhe baziko-motorike. Testet u realizuan nga profesionistë të kësaj lëmie të udhëhequr nga Metin Dalip dhe Visar Ganiu, ndërsa të pranishëm ishin edhe profesorë tjerë të edkuatës fizike që ndihmuan në realizimin e testeve. Përveç kontrollit të përgatitjes momentale të futbollistëve, këto teste do të shërbejnë edhe për të patur në kontroll lojtarët gjatë pushimit dimëror, pasi të njëjtat do të përsëriten edhe në fillim të përgatitjeve. Aty do të shihet nëse futbollistët kanë shtuar peshë, apo gjatë pushimit nuk i janë përmbajtur programës së dhënë nga stafit teknik. “Testet kanë kaluar në mënyrën më të mirë dhe tani më ne kemi një pasqyrë më real për përgatitjen momentale të secilit futbollist. Lojtarët do kenë program të caktuar që duhet t’i përmbahen gjatë pushimit dimëror, me qëllim që të presin të gatshëm fillimin e fazës përgatitore”, deklaroi koordinatori i grupmoshave të Shkëndijës dhe aktualisht ndihmës i U.D. trajnerit Shpëtim Duro, Husein Kadriu. Të mërkurën në mbrëmje futbollistët, stafi teknik dhe kryesia kishin darkë të përbashkët, pas çka një pjesë e futbollistëve kanë marë leje të shkojnë në pushim dimëror. E ndërkohë dy ditët e ardhshme do të jenë aktive për futbollistët më të rrinjë që në program do të kenë dy ndeshje kontrolluese. Të ejnten Shkëndija do të përballet me Renovën në një takim kontrollues që do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e fshatit Jegunovcë, ndërsa të premten në stadiumin e fshatit Reçicë do të luhet tjetër miqësore, kësaj rradhe me anëtarin e Ligës së Dytë të Maqedonisë, KF Rufeja-M. Kjo përballje luhet nga ora 10:00, ndërsa në të dyja takimet stafi teknik do të testojë futbollistët që kanë matur më pak minutazh në kampionat, të rrinjtë si dhe disa lojtarë që do të jenë në provë. “Këta ndeshje do të na shërbejnë për të testuar futbollistët e rinjë dhe lojtarë që do jenë në provë. Trajneri Duro do të ketë mundësi të shoh lojtarë të cilët nuk kishte mundësi t’i inkuadrojë në lojë në tre përballjet e fundit kampionale. Si që jeni të informuar të ejnten luajmë me Renovën, ndërsa të premten me Rufejën. Do të jetë kjo një mundësi e mirë për futbollistët e rrinjë të tregojnë aftësitë e tyre”, përfundoi Husein Kadriu.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *