Home / Sport / Shkëndija mund 2:1 Renovën në miqësore

Shkëndija mund 2:1 Renovën në miqësore

Në një përballje ku ekipet kanë luajtur me formacione të kombinuara, ku kryesisht kanë defiluar futbollistë të rrinjë që në kampionat s’kanë patur shumë hapsira, skuadra ‘kuqezi’ ka qenë më aktive në teren.

Shkëndija ka mundur Renovën me rezultat 2:1 në një takim kontrollues të zhvilluar të ejnten në stadiumin në fshatin Jegunovcë. Në një përballje ku ekipet kanë luajtur me formacione të kombinuara, ku kryesisht kanë defiluar futbollistë të rrinjë që në kampionat s’kanë patur shumë hapsira, skuadra ‘kuqezi’ ka qenë më aktive në teren dhe pas disa rasteve të humbura në pjesën e parë për epërsi ka shënuar Valon Zeqiri. Në pjesën e dytë të dyja ekipet kanë treguar lojë të mirë, por janë dashur të vijnë penaltitë për të tundur rrjetat respektive. Së pari Kushtrim Alili realizon saktë nga pika e bardhë duke çuar në 2:0 epërsinë e Shkëndijës, ndërsa deri në fund të ndeshjes Renova përmes Dushan Simovskit po nga penaltia arrin të realizojë për rezultat final 2:1. Vlen të ceket se Shkëndija ka sjellë disa aksione të mira, me kombinime të bukura dhe precize, por pa mundur të tundin rrjetën e xhepçishtasve. “Në përgjithsi jemi të kënaqur nga kjo ndeshje kontrolluese, ku futbollistët e rrinjë treguan se posedojnë cilësi. Shënuam dy gola, ndërsa kishim edhe tre-katër raste tjera shënimi, kur pas disa kombinimeve të mira të Zeqirit, Lumës, Xhemaili dhe të tjerëve, vinim në mundësi për të realizuar. Jemi të kënaqur me juniroët dhe futbollistët që janë pjesë e ekipit të parë, që po tregojnë se kanë përparuar mjaft”, deklaroi Husein Kadriu, i cili drejtoi ekipin në këtë përballje, pasi trajneri Shpëtim Duro ndeshjen ndoqi nga tribuna. Pas përballjes me Renovën, Shkëndija të premten do të zhvillojë një tjetër ndeshje kontrolluese, kur në orën 10:30 në Reçicë do të përballet me anëtarin e Ligës së Dytë, KF Rufeja-M.

Shkëndija: Nuhii, Bislimi, Abazi, Zenuni, Ziberi, Luma, Asani, Zeqiri, Alili, Xhemaili dhe Nurishi.
Në pjesën e dytë u inkuadruan: Totre, Fetai, Saiti, Dehari dhe Merxhani.
Renova: Mustafi, Musliu, Simovski, Asani, Veliu, Imeri, Jusufi, Abazi, Ramadani, Shaqiri, Makusti.
Në pjesën e dytë u inkuadruan: Ismaili, Bajrami dhe Selmani.

Ekipi parë në pushim deri më 15 janar

Të mërkurën në mbrëmje futbollistët, stafi teknik dhe kryesia kishin darkë të përbashkët pas çka një pjesë e ekipit ka shkuar në pushim dimëror. Stafi teknik ka liruar futbollistët standard, ndërsa pas përballjes kontrolluese të së premtes edhe pjesa tjetër e futbollistëve do të shkojnë në pushim. Parashihet që faza përgatitore të nisë më 15 janar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *