Home / Sport / Shkëndija sërisht barazon, ‘demolohet’ Renova

Shkëndija sërisht barazon, ‘demolohet’ Renova

Në derbin e zhvilluar në Tetovë, Shkëndija nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola, në terrenin e vështirë të stadiumit në Tetovë.

Horizont Turnova është lider i ri në futbollin vendor , pasi që mundi Renovën me 4-0. Blazhevski hapi rezultatin në pjesën e parë e cila u mbyll me epërsi minimale të skuadrës vendase. Në vazhdim, gjërat u ndryshuan në kahje pozitive për Horizontin, sepse Muzafer Ejupi ngriti epërsinë në 2-0 në minutën e 53-të, ndërsa Ristovski me golin e shënuar në minutën e 64 dhe konfirmoi pikët maksimale për skuadrën vendase. Ndërkohë goditjen e fundit në portën e skuadrës nga Xhepçishti e vendosi Muzafer Ejupi, me golin e dytë në këtë përballje, me çka vulosi fitoren e lartë për Horizont Turnovën. Renova vazhdon të thellojë krizën e rezultateve dhe kjo është disfata e dytë në katër ndeshjet e fundit, ku ka shënuar dy barazime në terrenin vendas (Vardarin dhe Euromilku) dhe disfata si mysafirë (Makedonija 1-2 dhe Turnova 0-4). Në derbin e zhvilluar në Tetovë, Shkëndija nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola, në terrenin e vështirë të stadiumit në Tetovë. Fillim i takoi vendasve , të cilët krijuan dy raste të pastërta për të shënuar në terrenin e vështirë. Fillimisht ishte Bujamin Shabani, i cili testoi portierin mysafirë, ndërsa në minutën e 18-të, Rexhepi godet me kokë në portën e zbrazur, por në vendin e duhur ishte mbrojtja, e cila eviton rastin e volitshëm që të shënohet golin e parë në këtë përballje. U kanos edhe Nderim Nexhipi, por tentimi i tij ishte një gjah i lehtë për portierin mysafirë. Në vazhdim kishim mundësi që të shohim vetëm lojë të mbyllur të Pelisterit, i cili kërkonte rastin e vet në kundërsulme, mirëpo edhe ato ndaleshin në mesin e fushës, pasi jashtë terrenit ishte braziliani Zhunior. Në pjesën e dytë, Shkëndija sulomonte me të gjitha forcat, ndërsa rastet e para i kishte Bunjamin Shabani, i cili në dy raste nuk ishte preciz nga 15 dhe 16 metra dhe në dy rastet, topi shkoi vetëm mbi portën e skuadrës mysafire. Nexhipi dërgoi dy goditje të forta , por sërisht në vendin e duhur ishte portiere mysafirë. Pak më vonë edhe Pollozhani u mundua të bëj diç më tepër, pasi ishte në rolin ofenziv me inkuadrim e Muharem Bajramit. Deri në fund të ndeshjes regjistruam edhe një tentim të Shkëndijës nga gjuajtja e lirë, kur në rrëmujën e krijuar në 6 metra të portës mysafire, sulmuesit vendas nuk arritën që të shfrytëzonë rastin dhe të hapin rezultatin. Deri në fund të ndeshjes, Pelisteri me sukses mbrojti portën e vet, duke e ditur se duhet të rruhen forcat për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, pasi të mërkurën përballen me Rabotniçkin. Ndërkohë pa fitues u mbyll edhe sfida në Shtip, ku Bregallnica u ndal në barazim 1-1 kundër Euromilkut. Mysafirët të parët kaluan në epërsi përmes Alen Jasharoskit, ndërsa në minutën e 80-të, përmes penaltisë Goran Zdravkov barazoi shifrat në 1-1. Metalurgu në terrenin e vështirë në Shkup, mundi Makedonija Gj.P me rezultat minimal 1-0, falë penaltisë së realizuar nga Marko Simonovski. Ndërkohë Gostivari nuk zhvilloi përballjen me Vardarin, për shkak të dëborës në stadiumin në Gostivar, me çka është anuluar kjo përballje për, e cila do të luhet të martën në Ohër.

Java 18, rezultatet
Horizont 4-0 Renova
Rabotniçki 4–3 Napredoku
Metalurg 1-0 Makedonija Gj.P
Shkëndija 0-0 Pelisteri
Bregallnica 1-1 Euromilk
Gostivari – Vardari

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *