Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, qytetarët bllokojnë rrugën kundër EVN-së

Shkup, qytetarët bllokojnë rrugën kundër EVN-së

Shkup, 12 dhjetor – Dhjetëra qytetarë të Shkupit mbrëmë bllokuan aksin rrugor të njohur si rruga e “ plastikave” në Shkup, për shkak se korporata elektroenergjetike i kishte shkyçur nga rrjeti i energjisë elektrike.

Qytetarët të revoltuar kanë bllokuar komunikacionin në këtë rrugë të frekuentuar që lidh Shkupin me akset rrugore që çojnë drejt Kosovës dhe në destinacionet e tjera. Protesta ka kaluar e qetë dhe se nuk janë evidentuar incidente.

Me protestuesit janë solidarizuar edhe pronarët e disa dyqaneve përreth, të cilët janë revoltuar nga çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe mospërballimi nga ana e qytetarëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *