Home / Sport / Shkupi vishet kuqe e zi, Vardari-Shkëndija

Shkupi vishet kuqe e zi, Vardari-Shkëndija

“Do të jetë një ndeshje derbi në Shkup, pasi bëhet fjalë për dy skuadra të forta. Vardari meriton të respektohet si ekip , pasi që është në formë të mirë dhe luanë mirë në terrenin vendas. nëse arrijmë të luajmë si edhe në dy përballjet e fundit , ku krijuam shumë raste për të shjënuar por nuk arritëm të konkretizojmë asnjë rast. Me lojën e treguar mendojë se mundeshim që të shënojmë edhe fitore në përballjen e fundit, por nuk na deshi sportiv, i cili nëse na shërbën gjatë ditës së diel, jam optimist se mund të shënojmë një rezultat pozitiv,” deklaroi mesfushori i Shkëndijës Bunjamin Shabani.

Derbi i madh i jaëvs së 19-të me Vardarit dhe Shkëndijës do të jetë si qershia mbi tortë për sezonin vjeshtor. Derbi i madh do të sjell dy skuadra në formë të ndryshuesshme dhe në pozita të ndryshme të tabelës së klasifikimit. Vendasit nuk dijnë për disfatë në 11 javë me radhë në futbollin vendor, ndërsa Shkëndija me 2 barazimet tregoi se është stabilizuar dhe se tani i ngjan një skuadre serioze, e cila pretendon kreun e jo mbijetesën.

“Do të jetë një ndeshje derbi në Shkup, pasi bëhet fjalë për dy skuadra të forta. Vardari meriton të respektohet si ekip , pasi që është në formë të mirë dhe luanë mirë në terrenin vendas. nëse arrijmë të luajmë si edhe në dy përballjet e fundit , ku krijuam shumë raste për të shjënuar por nuk arritëm të konkretizojmë asnjë rast. Me lojën e treguar mendojë se mundeshim që të shënojmë edhe fitore në përballjen e fundit, por nuk na deshi sportiv, i cili nëse na shërbën gjatë ditës së diel, jam optimist se mund të shënojmë një rezultat pozitiv,” deklaroi mesfushori i Shkëndijës Bunjamin Shabani. Përballja derbi në Shkup do të jetë në qendër të vëmendjes edhe në aspektin e sigurimit, pasi janë paralajmëruar ardhja e tifozëve ‘Ballistët’ në stadiumin “Filipi i Dytë” që do të jetë një motiv shtesë për skuadrën mysafire që të shënojë rezultat pozitiv.

Një ndeshje që tërhjek vëmendje është edhe përballja mes Horizont Turnovës dhe Rabotniçkit , e cila do të jetë vendosëse për të dy skuadrat se kush do të jetë në kreun e tabelës së klasifikimit. Vendasit do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, ndërsa mysafirët pas kualifikimit në gjymsëfinale të Kupës së Maqedonisë dhe barazimit me Renovën në Tetovë, tani kërkon pikë maksimale , edhe pse do të jetë pa Borçe Manevski. Ndërkohë Renova do të duhet të jap maksimumin që të shënojë fitore në përballjen e tretë në terrenin vendas pas barazimeve me Euromilkun dhe Rabotniçkin.

“Mendojë se realizimi I dobët është fajtor për rezultatet e dobëta , pasi luajmë mirë por nuk arrijmë që të shënojmë. përballja me Bregallnicën është mjaft e rëndësishme, pasi kërkojmë fitore dhe të ndërprejmë këtë seri të keqe,” tha mes tjerash Qatip Osmani, trajneri i Renovës. Fitorja e fundit është kundër Pelisterit me 4-0 edhe atë në Manastir. Skuadra e Gostivarit do të shkojë në mejdan Makedonisë në lagjën Gjorçe Petrov, për të mbyllur me sukses sezonin vjeshtor. në përballjen e dy skuadrave që sivjet janë inkuadruar në Ligën e Parë, më në formë shihet skuadra vendase para Gostivarit, e cila ka stibiluara formën, por nuk arrin që të arkëtojë pikë të nevojshme për mbijetesë. Në përballjet e tjera, nëj derbi lokal do të zhvillohen në lagjen Maxhari në Shkup, ku Euromillku do të kërkojë pikë maksimale ndaj Metalurgut, i cili duhet të përmirësojë imazhin pas paraqitjes katastrofale ndaj Pelisterit, të cilën e humbi me 4-2. Ndërkohë Pelisteri në rast fitores dhe rezultateve pozitive në përballjet e tjera, mund të mbyll sezonin në vendin e parë. Pelisteri në Manastir, pas disfatës nga Rabotniçki (0-2) dhe eliminimit nga Kupa e Maqedonisë, tani pret të shënojë fitore kundër Napredokut. të gjitha përballjet fillojnë në orën 13.00, përveç sfidës Vardar – Shkëndija, e cila nis në orën 17.00.

Java 19
Horizont – Rabotniçki
Renova – Bregallnica
Euromilk – Metalurgu
Makedonija Gj.P – Gostivar
Vardari – Shkëndija
Pelisteri – Napredoku

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *