Home / Lajme / Maqedoni / Shkupjani deklaron rrugën vjetore prej 4 milion euro (VIDEO)

Shkupjani deklaron rrugën vjetore prej 4 milion euro (VIDEO)

Shkup, 13 dhjetor – Tezat se hendeku social po vjen e thellohet, janë vërtetuar me një lajm që vjen nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Një shtetas, banues i Shkupit, ka deklaruar 242 milionë denarë të ardhura vjetore për vitin 2012.

Shuma, që e përllogaritur në euro del të jetë rreth 4 milionë, është më e larta deri tani.

Ky është rasti i dytë pas atij në vitin 2011, kur ishin deklaruar 156 milionë denarë të ardhura vjetore.

Lajmi i tillë vjen në kohën kur qarkullon ende e dhëna nga një sondazh i Brima Galup, se Maqedonia është e shtata në botë për nga varfëria.

Një e treta e popullsisë jeton në kushte të varfërisë dhe me të ardhura poshtë nivelit që mundëson jetë të dinjitetshme.

Ky realitet kontraston me lajmin se në vend ka dhe njerëz që fitojnë madje 4 milionë euro në vit, dhe rivërteton tezat se distanca mes të varfërve dhe të pasurve sa vjen e rritet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *