Home / Lajme / Rajon / Shpend Ahmeti fiton në Prishtinë përballë Isa Mustafës

Shpend Ahmeti fiton në Prishtinë përballë Isa Mustafës

1 dhjetor-Deri në këto momente, sipas ueb-faqes së Komisionit Qendror Zgjedhor, Shpend Ahmeti është duke prirë para Isa Mustafës me rreth tremijë vota.

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dal para shumë qytetarëve në Sheshin Ibrahim Rugova, për të festuar fitoren në garën e Prishtinës kundër të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

I entuziazmuar, Ahmeti ka thënë se kështu sikur sonte do të festojnë shumë, por gjithmonë pas punëve dhe përfundimit të ndonjë pune.

Ai tha se sot është vendosur për ndryshimin që kombi jonë se ka parë një kohë të gjatë.

“Kemi për të punuar bashkë dhe do festojmë për secilën punë të kryer. Kur do të mund të lahemi në orën 3 të natës do të festojmë, sepse do të kemi ujë. Do të festojmë kur ta rregullojmë transportin publik. Do të festojmë kur ta bëjmë Prishtinën ashtu siç e duam ne”, tha ai.

Ahmeti premtoi se do i përmbush premtimet që i ka dhënë në fushatë.

Albin Kurti, gjithashtu me plotë entuziazëm ka thënë se me ndryshimet në Prishtinë po vjen një erë e re e ndryshimeve në gjithë vendin.

Deri në këto momente, sipas ueb-faqes së Komisionit Qendror Zgjedhor, Shpend Ahmeti është duke prirë para Isa Mustafës me rreth tremijë vota.(infokosova.net)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *