Home / Sport / S’ka kush shënon gol te Shkëndija

S’ka kush shënon gol te Shkëndija

“Kemi krijuar shumë shanse në këto dy takime me Napredokun dhe Pelisterin, por për fat të keq nuk kemi arritur të shënojmë asnjë gol. E them që jam i kënaqur me mënyrën se si luan ekipi, mirëpo assesi me faktin që nuk po shënojmë. Por e kuptoj se është fundi i gjysmësezonit dhe ecuria jo e mirë e ekipit në pjesën më të madhe të këtij sezoni bën që tani në fund të ndjehet presioni i rezultateve. Do punojmë në këtë drejtim dhe uroj që me Vardarin të përmirësojmë këtë mungesë”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro.

Shkëndija përfundimisht ka problem me realizimin e shanseve para portave kundërshtare dhe ky problem i kushton ekipit me renditje momentale në pjesën e poshtme të renditjes. Skuadra që ka pas vetes sponsor të fuqishëm dhe që në përbërje posedon emra të njohur të futbollit vendor, në vend që të luftojë për titullin e dyfishtë shef veten të eliminuar nga Kupa dhe renditen në pozitën e 9-të në renditjen tabelare të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Eliminimi nga Kupa dhe humbja 5:0 nga Rabotniçki solli ndryshime në pankinën ‘kuqezi’ dhe në vend të Gjore Jovanovskit të shkarkuar erdhi Shpëtim Duro. Me ardhjen e teknikut shqipëtar loja e Shkëndijës ka shënuar një ngritje të madhe, mirëpo në dy ndeshje ekipi megjithse krijon shanse nuk arrin të shënojë. Me trajnerin Duro ekipi nuk ka shënuar gol për 180-të minuta, ndërsa nëse kësaj i shtohet humbja 5:0 nga Rabotniçki atëherë del se Shkëndija nuk ka shënuar gol për më shumë se 270-të minuta. Problem serioz që ekipin e len për momentin larg realizimit të ambicieve. “Kemi krijuar shumë shanse në këto dy takime me Napredokun dhe Pelisterin, por për fat të keq nuk kemi arritur të shënojmë asnjë gol. E them që jam i kënaqur me mënyrën se si luan ekipi, mirëpo assesi me faktin që nuk po shënojmë. Por e kuptoj se është fundi i gjysmësezonit dhe ecuria jo e mirë e ekipit në pjesën më të madhe të këtij sezoni bën që tani në fund të ndjehet presioni i rezultateve. Do punojmë në këtë drejtim dhe uroj që me Vardarin të përmirësojmë këtë mungesë”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro pas barazimit 0:0 me Pelisterin. Përveç mos efikasitetit, problem te Shkëndija janë edhe mungesat e shumta. Sulmuesi Goran Maznov tani më një kohë është jashta procesit stërvitor, ndërsa në lëndime të vazhdueshme është ankuar edhe Burhan Emrullai. Ky i fundit kishte mundësi të shkëlqyeshme kundër Bregallnicës në kuadër të Kupës dhe në takimin me Napredokun në Kërçovë, mirëpo pa arritur të shënojë asnjë gol në këto takime. Duket se pikërisht ky repart është ndër më kritikët te Shkëndija, pasi nëse ekipi do kishte një futbollist që do shënonte vazhdimisht, ‘kuqezinjtë’ sigurisht nuk do të ishin këtu ku janë në këtë moment.

Jovanovski mungoi pasi kishe rast vdekje

Shkëndija në takimin e të dielës me Pelisterin u përball me mungesë të rëndësishme dhe të pa planifiuar, pasi që në moment u desh të mos llogarisë në shërbimet e portierit të parë, Marko Jovanovski. Gardiani i Shkëndijës kishte rast vdekje në familje dhe në kushte kur ishte i randuar psiqikisht, trajneri Duro vendosi që ta lirojë nga detyrat në përballjen e të dielës. Kështu detyra për të mbrojtur portën i takoi Hadis Veliit, i cili solli sigurinë e duhur në portën tetovare, në një moment shpëtoi gol të pastërt, ndërsa me intervenimet e tij sillte sigurinë e duhur në portën ‘kuqezi’. Prej të martën pritet që Jovanovski t’i bashkohet ekipit në seancat stërvitore, në përgatitjet për takimin e rradhës me Vardarin. Pritet që me stërvitje të nisë edhe sulmuesi Goran Maznov, mirëpo me intenzitet më të lehtë dhe nuk do jetë në kombinim për sfidën e fundit të këtji gjysmësezoni me Vardarin në Shkup.

Shkëndija dhe Pelisteri miq jashtë terenit

Hyrja e kompanisë ‘Ecolog’ në skuadrën e Shkëndijës ka sjell një frymë të re të funksionimit të marëdhënieve ndërmjet ekipeve në Maqedoni. Moton ‘Çdo ekip rival sportiv në teren, por miq jashta’, drejtuesit e Shkëndijës e vërtetojnë në vepër dhe ndeshja me Pelisterin ishte një shembull i rradhës. Duke kërkuar me ngulm fitoren për 90-të minuta në teren u zhvillua ‘luftë’ e vërtetë, ndërsa pas përfundimit të takimit futbollistët e të dyja ekipeve së bashku me kryesitë ishin në darkë të përbashkët. Pelisteri në mënyrën më të mirë të mundshme priti Shkëndijën në ndeshjen e parë në Manastir dhe ‘kuqezinjtë’ tani kthejnë në mënyrë të njëjtë duke paralajmëruar se mardhëniet e ngushta të këtyre dy skuadrave vazhdojnë edhe më tej.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *