Home / Lajme / Maqedoni / Sot debati për buxhetin 2014

Sot debati për buxhetin 2014

16 dhjetor-Partitë shqiptare në opozitë PDSH dhe RDK kanë theksuar se buxheti është diskriminues për shqiptarët, derisa partia në pushtet BDI ka theksuar se buxheti parasheh investime dhe dedikim të mjeteve për komunat shqiptare dhe projektet që përbëjnë 25 për qind të popullsisë shqiptare.

Parlamenti i Maqedonisë sot do të nis debatin pesëditësh për projekt – buxhetin për 2014.

Buxheti për 2014 është me një vëllim prej 2.87 miliardë euro, dhe parashikon rritje ekonomike me 3.2% dhe inflacion 3.3%.

Sipas ministrit të financave, Zoran Stavrevski, karakteristika kryesore e këtij buxheti është rritja e konsiderueshme me 20% e investimeve kapitale.

Por ky projeksion i buxhetit është kundërshtuar nga ana e partive opozitare, të cilat kanë dorëzuar 684 amendamente për plotësimin e tij. Partitë opozitare kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër pasi që ky buxhet është dëmtuar dhe nuk zgjidh problemet social – ekonomike në vend. Partitë shqiptare në opozitë PDSH dhe RDK kanë theksuar se buxheti është diskriminues për shqiptarët, derisa partia në pushtet BDI ka theksuar se buxheti parasheh investime dhe dedikim të mjeteve për komunat shqiptare dhe projektet që përbëjnë 25 për qind të popullsisë shqiptare.

Sipas rregullores së Parlamentit, debati parlamentar për projekt-buxhetin 2014 zgjat 10 ditë dhe duhet të miratohet tre ditë para përfundimit të vitit. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *