Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e USHT-së dhuruan gjak (VIDEO)

Studentët e USHT-së dhuruan gjak (VIDEO)

Tetovë, 13 dhjetor – Vazhdon aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut. Sot është organizuar një aksion i këtillë në repartin e transfuziologjisë, në bashkëpunim me kryqin e kuq dhe universitetin shtetëror të Tetovës.

Interesimi i studentëve të USHT-së ka qenë i kënaqur. Ata thonë se janë këtu për të motivuar qytetarët tjerë për të përkrahur aksione të këtilla të gjakut pasi që me një njësi gjaku mund të shpëtohet edhe shumë jetë njerëzish, gjithashtu shfrytëzuan rastin t’iu drejtohen qytetarëve që pa frikë të dhurojnë gjak nëse ato kanë mundësi që spitalet tona të mos kenë problem me njesitë e gjakut.

Ekrem Ismaili udhëheqës i institutit të transfuziologjisë u shpreh i kënaqur me numrin e dhuruesve të gjakut duke shpresuar që gjatë ditës të ketë edhe më shumë të interesuar, jo vetëm studentë por edhe qytetarë të grup moshave të ndryshme. Ai bëri apel që të dhurohet sa më shumë gjak pa marrë parasysh etninë, fenë, ndikimet partiake dhe me këtë rast edhe të çrrënjosim dhurimin familjarë të gjakut në dhurim vullnetar.

Në këtë aksion vullnetar gjak dhuroi edhe një studente nga Gjermania, e cila u shpreh e kënaqur që dhuroi gjak me shpresë se do ti ndihmojë dikujt. Ajo gjithashtu bëri apel që gjithkush që ka mundësi të dhuron gjak le ta bëj këtë gjest human.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *