Home / Lajme / Maqedoni / Takim i ministrave të Transportit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës

Takim i ministrave të Transportit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës

9 dhjetor-Ai theksoi se në fazën finale është projekti i Qeverisë në Prishtinë për ndërlidhje me autostradë të kryeqytetit të Kosovës me kufirin drejt Maqedonisë, projek për të cilin pret të realizohet në afat prej tre vjetëve.

Mundësitë për liberalizimin e transportit të mallrave mes Republikës së Maqedonisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ishte një nga temat e diskutimit në takimin e sotëm në Ohër të ministrave të Transportit të tre vendeve, Mile Janakieski, Edmond Haxhinasto dhe Fehmi Mujota.

Siç theksoi ministri Janakieski, në këtë drejtim do të fokusohet edhe takimi i nivelit teknik të caktuar për më 17 janar të vitit të ardhshëm në Shqipëri, në të cilën do të ftohen edhe shtete të tjera nga rajoni, me qëllim që të marrë kontekst më të gjerë.

“Në takimin e sotëm është biseduar edhe për mundësitë për vendosjes të linjave çarter sezonale të anijeve mes Ohrit dhe Pogradecit, për çka analizat e bëra kanë treguar se nuk ka interes ekonomik për vendosje të linjës së rregullt”, tha Janakieski, duke sqaruar se në takimin në janar do të ketë përfaqësues të më shumë institucioneve nga Maqedonia dhe Shqipëria, me qëllim të hartimit të planeve aksionale për mënyrën, se si do të rregullohen procedurat doganore dhe të pasaportave.

Janakieski i informoi kolegët e tyre nga Shqipëria dhe Kosova për aktivitetet që i zbaton Maqedonia në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, para se gjithash marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë, ku punët ndërtimore duhet të fillojnë diku në tremujorin e parë të vitit.

“Temat që janë diskutuar e kanë konfirmuar gatishmërinë e tre shteteve për intensifikim të bashkëpunimit, realizimit të projekteve infrastrukturore që gjithsesi do të kontribuojnë për zhvillimin ekonomik në të gjitha segmentet e tij”, tha Haxhinasto.

Si shumë të rëndësishme për Republikën e Shqipërisë, ai i theksoi projektet për ndërlidhje infrastrukturore në pjesën e Korridorit 8.

Ministri kosovar i Transportit dhe Infrastrukturës, Mujota nga ana e tij theksoi se takimi ka qenë një mundësi e mirë për shkëmbim të informacioneve rreth aktiviteteve konkrete, që secili vend i zbaton për përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore. Ai theksoi se në fazën finale është projekti i Qeverisë në Prishtinë për ndërlidhje me autostradë të kryeqytetit të Kosovës me kufirin drejt Maqedonisë, projek për të cilin pret të realizohet në afat prej tre vjetëve.

Në takimin në Ohër, është kontraktuar që takim i ngjashëm i nivelit ministror të realizohet në shkurt vitin e ardhshëm, në të cilën do të bisedohet për konkluzionet që do të dalin nga bisedimet e nivelit teknik për muajin e ardhshëm

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *