Home / Lajme / Maqedoni / Të gjithë të lënduarit në gjendje të mirë shëndetësore

Të gjithë të lënduarit në gjendje të mirë shëndetësore

19 dhjetor- Nga 21 personat e pranuar fillimisht në spitalin Klinik të Tetovës, tre prej tyre nëna dhe fëmijët e sajë të vegjël janë dërguar në spitalin e Shkupit, ndërsa gjashtë të tjerë në mesin e të cilëve edhe 4 zjarrfikës, kanë qëndruar gjatë natës në spitalin e Tetovës.
Personat që u shtrin mbrëmë në spitalin e Tetovës, pas trajtimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi.

Personat që luftuan me stihinë e zjarrit në ndërtesën 180 në Tetovë, pas trajtimit mjekësor, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga 21 personat e pranuar fillimisht në spitalin Klinik të Tetovës, tre prej tyre nëna dhe fëmijët e sajë të vegjël janë dërguar në spitalin e Shkupit, ndërsa gjashtë të tjerë në mesin e të cilëve edhe 4 zjarrfikës, kanë qëndruar gjatë natës në spitalin e Tetovës.
Personat që u shtrin mbrëmë në spitalin e Tetovës, pas trajtimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi.

Nga Klinika për fëmijë e Shkupit, bëjnë të ditur se foshnja tre muajsh dhe motra e sajë, dy vite e gjysmë, janë në gjendje stabile shëndetësore, pas zjarrit të djeshëm në Tetovë, ka theksuar drejtoresha e kësaj klinike Aspazija Sofijanova.

“Momentalisht ata janë ende në repartin e trajtimit intensiv, për arsye se është me sigurt dhe kërkon trajtimin dhe monitorimin tonë”, thotë Sofijanova.

Sasia e madhe e tymit që kanë thithur foshnja 3 muajshe dhe motra e saj, kanë qenë shkaqet që kanë çuar në dërgimin e tyre në klinikën e fëmijëve në Shkup të cilët kanë pajisje më të sofistikuara. Në gjendje stabile shëndetësore është edhe nëna e tyre.

Nga MPB-ja, Tetovë, thonë se me urdhër të prokurorisë publike, ka filluar ekspertiza e policisë e cila duhet të gjejë shkaqet që shkaktuan zjarrin në ndërtesën shtatë katesh.

“Natën në Spital e kanë kaluar 6 persona kurse në mëngjes edhe ata janë lëshuar në shtëpi. Shumica e këtyre të lënduarve në Spital janë shtrirë për shkak të helimimit nga tymi kurse një zjarrfikës ka pasur edhe djegie në duar. Prej momentit kur është marrë lajmi për zjarrin në ndërtesën në Bllok 70 ne bashkë me Shtëpinë e Shëndetit në kuadër të së cilës është edhe Ndihma e Shpejtë kemi qenë të mobilizuar dhe në gjendje gatishmërie për të pranuar të gjithë ata që kishin nevojë”, tha drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florim Besimi.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *