Home / Lajme / Maqedoni / Të veprojë gjyqësori për largimin e Car Dushanit

Të veprojë gjyqësori për largimin e Car Dushanit

15 dhjetor-Por, nëse përmendorja nuk hiqet, nëse mësojmë se për shtetin më i rëndësishëm është Car Dushani, destabilizimi, dhe anarkia në shtet, atëherë jemi të detyruar të organizohemi në forma dhe mënyra tjera si e drejtë qytetare dhe kolektive për të ngritur zërin edhe më lartë se kaq, ku do të caktojmë ditën, datën dhe vendin e tubimit për të protestuar” thuhet në komunikatën e këshillit organizativ për heqjen e Car Dushanit.

Këshilli organizativ për heqjen e Car Dushanit pret nga prokuroria publike
zbatimin e denjë të ligjeve në fuqi dhe në afat sa më të shkurt kohor ti largojnë të gjitha monumentet që nxisin urrejtje, përçarje dhe krijojnë shqetësime tek etniket që jetojnë ne Maqedoni, me theks të veçantë tek shqiptarët. “Është mirë që ata të cilët e kanë kryer këtë akt joligjor të dënohen si dhe busti i Car Dushanit të hiqet sa me shpejt nga vet organet e shtetit. Deri atëherë i lusim qytetarët që ta ruajnë durimin tyre. Këshilli gjithashtu distancohet nga gjitha organizimet individuale dhe grupore si dhe tentativat e qarqeve të ndryshme të cilët këtë rast e shfrytëzojnë për t’i dhënë dimensione të tjera të karakterit fetar ose nacional për interesa të ngushta grupore dhe partiake. Por, nëse përmendorja nuk hiqet, nëse mësojmë se për shtetin më i rëndësishëm është Car Dushani, destabilizimi, dhe anarkia në shtet, atëherë jemi të detyruar të organizohemi në forma dhe mënyra tjera si e drejtë qytetare dhe kolektive për të ngritur zërin edhe më lartë se kaq, ku do të caktojmë ditën, datën dhe vendin e tubimit për të protestuar” thuhet në komunikatën e këshillit organizativ për heqjen e Car Dushanit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *