Home / Lajme / Maqedoni / Tearcë: Tejkalohen mosmarrëveshjet me MPB-në (VIDEO)

Tearcë: Tejkalohen mosmarrëveshjet me MPB-në (VIDEO)

09 dhjetor – Komuna e Tearcës i ka dhënë leje Ministrisë së Brendshme për vazhdimin e punimeve për vendosjen e kabllove optike përgjatë rrugës Tearcë Jazhincë, por vetëm pasi është arritur marrëveshje për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme pas përfundimit të punimeve nga firma kontraktuese.

“Përfundimisht është arritur marrëveshja që pas përfundimit të punëve në rrugën regjionale, pjesët e dëmtuara të pronave private dhe atyre që janë në rrugën kryesore të kthehet çdo gjë në gjendjen e mëparshme”, deklaroi Isen Asani, Kryetar i Komunës së Tearcës.

“Në takim me kryetarin në bazë të ligjeve të ndërtimit u morëm vesh që të gjitha parregullsitë që janë në teren të largohen në afat sa më të shpejtë të mundshme çka ekipi ynë që sot filloi me largimin e pengesave nga rruga”, tha Zvonko Milenkoviç, realizues i punëve.

Megjithatë, për banorët marrëveshja nuk zgjidhë të gjitha problemet. Ata kërkojnë llogari edhe për dëmet që u shkaktohen bizneseve pasi punimet zhvillohen pranë dyqaneve të tyre.

“Të kishte ardhë dikush tek dera juaj të bënte një kanal si do ju dukej juve për shembull. Biznesin tim e pengon mjaft shkaku se 20 për qind më ka ra qarkullimi i mjeteve”.

“Më pengon jo vetëm mua por edhe klientët që janë këtu, sepse është dëmtuar aq shumë dhe nuk e riparuan si duhet”.

Ndryshe, firmës kontraktuese të MPB-së, një javë më parë inspektorati i komunës së Tearcës ua ndërpreu punët, shkaku i mos konsultimit me komunën për fatin e rrugës pas përfundimit të punimeve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *