Home / Lajme / Maqedoni / Tetë të plagosur nga zjarri në Shtip, zjarr edhe në Çarshinë e Shkupit

Tetë të plagosur nga zjarri në Shtip, zjarr edhe në Çarshinë e Shkupit

06 dhjetor – Tetë veta janë lënduar duke pësuar plagë dhe të djegura nga zjarri që kishte përfshirë mbrëmë një pallat banimi në qytetin e Shtipit në pjesën juglindore të Maqedonisë.

Zjarri kishte përfshirë bodrumin e ndërtesës, që më pas është përhapur edhe në katet e tjera. Për shkak të zjarrit dhe tymit, banorët janë përfshirë nga paniku dhe kanë dalur nëpër tarracat e banesave të tyre. Por, ndërhyrja e zjarrëfikësve ka bërë që të shpëtojë të gjithë banorët e rrezikuar dhe të shuhet zjarri. Mjekët kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit emergjent është konstatuar se tetë veta kanë pësuar lëndime, trauma dhe ngulfatje nga tymi dhe zjarri. Disa prej tyre kanë pësuar edhe plagë nga djegiet.

Ndërkohë, një zjarrë ka përfshirë pas mesnate një zonë të Çarshisë së Vjetër në Shkup ku si pasojë është djegur disa dyqane, ndërsa pjesërisht është djegur edhe Xhamia e Murat Pashës. Ekipet e zjarrëfikësve kanë dalur në terren dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin, duke evituar djegien e xhamisë dhe pjesën tjetër të dyqaneve përreth. Ekipet e MPB kanë dalur në terren dhe kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, duke bërë të ditur vetëm për dëme materiale. Gjithashtu bëhet e ditur se do të jepen detaje lidhur me shkaktimin e zjarrit dhe detaje tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *