Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Protestë kundër ndotjes së ajrit

Tetovë: Protestë kundër ndotjes së ajrit

22 dhjetor-Rezultatet e fundit tregojne se ne ajrin qe thithim ne ka grimca te rrezikshme kancerogjene! ANDAJ: Eshte koha t’u themi STOP atyre qe na helmojne, Eshte koha te ngreme zerin tone qytetar kunder ketij krimi ekologjik, ESHTE KOHA PER AKSION!”, thuhet në thirrjen që shpërndahet në rrjetet sociale. Matjet e fundit tregojnë se ajri në Tetovë gjithnjë e më shumë përmban grimca kancerogjene.

Qytetarë të Tetovës kanë paralajmëruar protestë kundër ndotjes së ajrit në Tetovë me qëllim që përfundimisht të ndalet ndotja e qytetit nga ana e fabrikave që nuk respektojnë standardet ekologjike. Protesta është paraparë të mbahet të dielën (29 dhjetor) me fillim në ora 11:55. Këtij aksioni, i cili ka nisur në rrjetet sociale, i janë bashkangjitur një numër i madh i qytetarëve të Tetovës dhe Gostivarit, të cilët kërkojnë nga institucionet kompetente të ndalojnë këtë krim ekologjik që po merr përmasa shqetësuese. “Ajri në rrethinën e Pollogut, që përfshin rajonet e qyteteve të Tetovës dhe Gostivarit, është i ndotur disa herë mbi nivelin e lejuar. Pothuajse 99 përqind e ndotjes së ambientit vjen nga Kombinati Metalurgjik “Jugokrom”. Rezultatet e fundit tregojne se ne ajrin qe thithim ne ka grimca te rrezikshme kancerogjene! ANDAJ: Eshte koha t’u themi STOP atyre qe na helmojne, Eshte koha te ngreme zerin tone qytetar kunder ketij krimi ekologjik, ESHTE KOHA PER AKSION!”, thuhet në thirrjen që shpërndahet në rrjetet sociale. Matjet e fundit tregojnë se ajri në Tetovë gjithnjë e më shumë përmban grimca kancerogjene. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur janë kanceri, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, astma, pneumonia dhe komplikacionet e saj, bronkiti, alergji të lidhura me frymëmarrjen, dhimbje koke dhe migrena

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *