Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, tre të prekur nga gripi i derrit

Tetovë, tre të prekur nga gripi i derrit

Tetovë, 12 dhjetor – Tre të prekur nga gripi i derrit janë regjistruar në Tetovë nga fillimi i sezonit të gripit.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar sot se bëhet fjalë për tre fëmijë të moshës 13 vjeç, me panoramë të lehtë klinike dhe me simptoma të ngjashme me ato të gripit të thjeshtë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Maqedoni deri sot janë regjistruar 432 persona, ndërsa numri i tyre shtohet me 60 syresh çdo javë.

Numri më i madh i të prekurve nga gripi janë nga Shkupi, Strumica, Tetova dhe Kumanova.

Mjekët nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë me dije se sëmundja shkaktohet nga virusi, ndaj apelojnë për kujdes dhe për ndjekjen e rekomandimeve.

Gripi përhapet përmes ajrit dhe pluhurit, në ambiente të mbyllura, përmes kontaktit me të prekurin tjetër ose nga mungesa e higjienës.

Autoritetet apelojnë gjithashtu që të prekurit nga gripi të mos shkojnë në punë dhe në shkollë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *