Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi konfirmoi uljen e rrogave

Teuta Arifi konfirmoi uljen e rrogave

24 dhjetor-
Nga ky sektor bëjnë të ditur se të gjithë të punësuarve do t’u minusohen nga 3600 denarë, ndërsa atyre që udhëtojnë mbi 2 kilometra edhe kompensimi që kanë marrë si shtesë për transport. Punëtorët kërkuan që fillimisht të bëhet revidimi i shpenzimeve tjera dhe instanca e fundit të jenë të punësuarit.

Paralajmërimet për uljen e rrogave nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në kohën kur të gjithë presin rritjen e tyre, nuk kanë qenë ndonjë shaka sa do që të duket e tillë. Gjatë ditës së djeshme ajo ua ka bërë të qartë për uljen e rrogave të gjithë të punësuarve, bën të ditur Portalb.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në takimin me të punësuarit që e mbajti dje në hapësirat e komunës ka konfirmuar se pagat e të punësuarve do të zvogëlohen. Një dhuratë jo e mirë në prag të vitit të ri, konsiderojnë të punësuarit në komunë, bën të ditur Portalb.

Paratë për transport dhe ushqim, konsiderohen si shtesë dhe në të ardhmen të punësuarit në Komunën e Tetovës nuk do ti marrin ato.

Arifi, u ka thënë të punësuarve se këto mjete nuk u takojnë juve dhe se deri tani janë marrë në mënyrë joligjore dhe se rekomandimi i revizionit ka qenë se pagat në komunën e Tetovës, janë të larta.

Por ajo para të punësuarve nuk shpalosi ndonjë vendim të revizionit shtetëror në lidhje me këtë.

Të punësuarit të revoltuar nga ky vendim kërkuan sqarime nga Arifi, se përse ky vendim merret në prag të festave të fund vitit dhe cili është shkaku që neve duhet të na ulen pagat për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve.

Ne, thonë të punësuarit “që nga vitit 2009 kur në fuqi hyri ligji që pagat të merren bruto kemi marrë këtë shumë dhe nuk kemi pasur asnjë vërejtje deri tani, dhe se gjithçka është bërë në mënyrë ligjore”.

“Në rast se ka pasur keqpërdorime të mjeteve financiare për këtë llogari duhet të mbajnë ish udhëheqësit e komunës e jo ne punëtorët” pohuan të punësuarit në takimin me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në anën tjetër përfaqësues të sektorit për buxhet dhe financa kërkuan nga kryetarja që të njihen me vendimin e revizionit për të pasur mundësi që të reagojnë në instancat më të larta.

Nga ky sektor bëjnë të ditur se të gjithë të punësuarve do t’u minusohen nga 3600 denarë, ndërsa atyre që udhëtojnë mbi 2 kilometra edhe kompensimi që kanë marrë si shtesë për transport. Punëtorët kërkuan që fillimisht të bëhet revidimi i shpenzimeve tjera dhe instanca e fundit të jenë të punësuarit. /Portalb

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *