Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Do të jem gjithmonë pranë veteranëve të UÇK-së

Thaçi: Do të jem gjithmonë pranë veteranëve të UÇK-së

30 dhjetor-“Si bashkëluftëtar juaji, e kam parë me sytë e mi guximin dhe trimërinë tuaj. Kam parë solidaritetin mes jush duke ndarë fatin dhe kafshatën e bukës me njëri tjetrin. E kam parë gatishmërinë tuaj flijuese në beteja për t’u dalë në ndihëm bashkëluftëtarëve që kishit pranë. Kam parë kur në supe keni bartur ushtarët e plagosur në beteja. Kam pasur nderin që të jem me ju kudo dhe në çdo kohë” u shpreh kryeministri.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se shoqëria dhe shteti ende nuk kanë bërë sa duhet për veteranët dhe familjet e tyre.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook tha se sot shënohet Dita e Veteranëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dita e njerëzve meritorë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Si bashkëluftëtar juaji jam krenar me të gjithë ju, shumë prej të cilëve i njoh, por të gjithë jeni heronjtë të heshtur, të gjallë të përditshmërisë sonë, duke u ballafaquar me sfida jetësore me dinjitet, edhe pse shoqëria dhe shteti ynë i ri ende nuk kanë bërë aq sa duhet për ju dhe familjet tuaja. Ju, të nderuar veteranë, me vetëmohim të pashoq u rreshtuat në rrugën e vështirë të lirisë së Kosovës”, shprehet Thaçi.

“Si bashkëluftëtar juaji, e kam parë me sytë e mi guximin dhe trimërinë tuaj. Kam parë solidaritetin mes jush duke ndarë fatin dhe kafshatën e bukës me njëri tjetrin. E kam parë gatishmërinë tuaj flijuese në beteja për t’u dalë në ndihëm bashkëluftëtarëve që kishit pranë. Kam parë kur në supe keni bartur ushtarët e plagosur në beteja. Kam pasur nderin që të jem me ju kudo dhe në çdo kohë” u shpreh kryeministri.

Ai tha se tani, si kryeministër i vendit, e ndjen përgjegjësi morale dhe shtetërore të jetë gjithmonë krah jush.

“Një veteran nuk duhet të jetë në gjendje që të zgjedh midis blerjes së barërave për shërim apo librave që u duhen fëmijëve për shkollim. Prandaj, Qeveria e Kosovës është angazhuar që secili prej jush të ketë trajtim dinjitoz nga shteti ynë i ri, duke marrë statusin ligjor të merituar me të drejta të plota. Disa prej jush po ballafaqoheni edhe me procese gjyqësore, me akuza të pambështetura, por e vërteta gjithmonë do të del në shesh. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe drejtësia e saj do të fitojë. Në këtë fundvit, duke ju dëshiruar shëndet dhe lumturi, më lejoni që të shpreh urimet më të sinqerta për ju dhe familjet tuaja!”, shprehet kryeministri, Thaçi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *