Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Me gënjeshtrat e VMRO-së dhe BDI-së nuk shkohet në BE (VIDEO)

Thaçi: Me gënjeshtrat e VMRO-së dhe BDI-së nuk shkohet në BE (VIDEO)

Tetovë, 18 dhjetor – Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth çështjeve aktuale politike në vend dhe situatën në rajon, me qëllim për të gjetur mënyra për të mbështetur dhe rritur më tej bashkëpunimin rajonal.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi pas takimit në prononcimin e tij për media lidhur me konkluzionet e djeshme të Bashkimit Evropian deklaroi:

“Të flas drejtë e di se cila është çështja që më së tepërmi ju intereson, seriozisht nuk e kisha ndërmend që të prononcohem për këtë humbje të radhës që pati Maqedonia, vetëm që mos na akuzojnë kundërshtarët politik se ne tregojmë kënaqësi të madhe që Maqedonia nuk e mori datën. Po me gjithë atë në aspektin e juve gazetarëve dhe opinionit publik dhe qytetarëve, jam i detyruar që të deklarohem”

“Me politike tejet e gabuar të qeverisë të Maqedonisë, më së shumti të z.Ahmeti dhe të BDI-së, me politik e mashtrimit 6 vjeçar me gënjeshtrat të një pas njëshme, unë kam bindjen e plotë se do të ndëshkohet fortë nga shqiptarët kur do që të jetë mundësia.
Përgjegjësia ka mbëri te dera e dhomës të Ali Ahmetit dhe nuk ka ai pse të fshihet tash, duhet të del të na i sqarojë se cilët ishin turnet diplomatike dhe mashtrimet e radhës së tij. Mbajnë përgjegjësinë dhe duhet të jenë përgjegjës për këtë situatë”.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *