Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Viti 2013 i keq për shqiptarët (VIDEO)

Thaçi:Viti 2013 i keq për shqiptarët (VIDEO)

“Të gjitha kanë dëshira dhe shpresa, por ne dallojmë se përveç dëshirës dhe shpresës ne edhe punojmë që të bëhet më mirë. Është moment shumë i rëndësishëm për ne shqiptarët që jetojmë në Maqedoni që mos shkojmë drejt fenomeneve ekstreme siç janë dëshpërimi dhe dorëzimi. Nuk e kemi ndërmend as si parti e as si popull të dorëzohemi para këtyre të këqijave dhe para këtij viti shumë të keq që e kaluam këtu” theksoi Thaçi.

Partia demokratike Shqiptare përmes kreut të saj Menduh Thaçi vitin që lamë pas e vlerëson si vit i dështimit, vit i përcjell me shumë të këqija për shqiptarët të cilët nuk u përkulën dhe dorëzuan, por ballëlartë p o hyjnë në një vit tjetër gjatë të cilit do të punojnë dhe angazhohen për një jetë më të mirë.

“Të gjitha kanë dëshira dhe shpresa, por ne dallojmë se përveç dëshirës dhe shpresës ne edhe punojmë që të bëhet më mirë. Është moment shumë i rëndësishëm për ne shqiptarët që jetojmë në Maqedoni që mos shkojmë drejt fenomeneve ekstreme siç janë dëshpërimi dhe dorëzimi. Nuk e kemi ndërmend as si parti e as si popull të dorëzohemi para këtyre të këqijave dhe para këtij viti shumë të keq që e kaluam këtu” theksoi Thaçi.

Këto komente kreu i partisë më të madhe opozitare shqiptare PDSH-së, Menduh Thaçi i bëri me rastin e festave të fund vitit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *