Home / Lajme / Maqedoni / Tv KOHA:Edhe Tetova në rrezik nga ndotja e ajrit

Tv KOHA:Edhe Tetova në rrezik nga ndotja e ajrit

16 dhjetor-Prezenca e grimcave të pluhurit këtyre ditëve është në masën 200 që është një nivel shumë I lartë për qytetin e Tetovës. Situata ka qenë më keq më 24 janar të vitit 2012, kur prezenca e këtyre grimcave ka qenë në nivel 450, ndërsa pas rreshjeve atmosferike atë ditë, ka rënë në 45 që është nën normalen e lejuar. Megjithatë këtë vit situata paraqitet e rëndë me ajrin në Tetovë, informon Tv Koha.

Urim HASIPI
Në katër komuna, Qendër, Karposh, Lisiçe dhe në Tetovë është ndezur alarmi i kuq. Matjet tregojnë se prezenca e grimcave “PM 10” është në nivel shumë të lartë. Këto grimca, së bashku me ato edhe më të imtat “PM 2,5”, janë ndër më të rrezikshmet dhe janë shkaktues të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të mushkërive, por edhe të kancerit dhe të lindjeve të parakohshme, njofton Tv Koha.

Prezenca e grimcave të pluhurit këtyre ditëve është në masën 200 që është një nivel shumë I lartë për qytetin e Tetovës. Situata ka qenë më keq më 24 janar të vitit 2012, kur prezenca e këtyre grimcave ka qenë në nivel 450, ndërsa pas rreshjeve atmosferike atë ditë, ka rënë në 45 që është nën normalen e lejuar. Megjithatë këtë vit situata paraqitet e rëndë me ajrin në Tetovë, informon Tv Koha.

Siç ka deklaruar doctor ratko Davidovski, specialist I higjienës dhe ekologjisë në kuadër të qendrës për shëndet publik në Tetovë, shkaktarë për këtë gjendje janë të shumta si zhvillimi industrial dhe frekuentimi I lartë I automjeteve.

Sipas Davidovskit, në mënyrë shtesë situatën e vështirëson edhe parakushtet gjeografike në qytet pasi që në këtë kohë ahri vështirë qarkullon. Grimcat e imta të pluhurit nuk shihen me sy, por ato e ndotin ajrin dhe kanë efekt negativ në mushkëri dhe në zemër. Këta grimca qarkullojnë në lartësi prej 1 metër mbi tokë dhe këta paraqesin më shumë rrezik për fëmijët pasi që fëmijët janë në atë lartësi dhe direkt marrin ajër të ndotur, raporton Tv Koha.

Ndërkaq, autoritetet në Shkup shprehen se do ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për tejkalimin e kësaj situate, madje duke paralajmëruar edhe dënime për ndotësit e ajrit. Mbetet në fuqi apeli që personat më të prekur, si fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, të mos dalin në ambiente të hapur pa nevojë, të mos ajrosin shtëpitë, të mos shfrytëzojnë aparate për ngrohje të hapësirave nëse paraprakisht nuk kanë të siguruar largimin e gazrave, të anulojnë aktivitetet që kanë të bëjnë me lëndë korrozive, ngjitëse, llaqe, ngjyra, pesticide dhe të ngjashme, të cilat e ndotin ambientin. Nga qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shfrytëzojnë makinat pa nevojë, por të përdorin transportin public, transmeton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *