Home / Lajme / Maqedoni / U shënua Dita e luftës kundër korrupsionit në Tetovë (VIDEO)

U shënua Dita e luftës kundër korrupsionit në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 05 dhjetor – Përfaqësuesja e UNDP-së, znj. Luiza Viton dhe përfaqësuesja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, znj. Farije Aliu, falënderuan udhëheqësinë komunale për gatishmërinë e treguar për implementimin e këtij projekti të rëndësishëm. Sipas tyre, toleranca zero ndaj korrupsionit në fakt është progres maksimal i institucionit në të gjitha sferat që do të thotë krijimi i një servisi më të mirë për qytetarët.

Në organizim të komunës së Tetovës, me përkrahje të UNDP-së dhe Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, është shënuar të enjten Dita e luftës kundër korrupsionit.

Kryetarja e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, falënderoi UNDP-në që vite me radhë përkrah iniciativat e këtilla vetjake dhe institucionale për të luftuar korrupsionin, si dukuri mjaft devijante në shoqëri. “ Edhe në raportet e Bankës Botërore, korrupsioni konsiderohet si pengesa më e madhe për luftimin dhe zhdukjen e varfërisë, pasi që korrupsioni dëmton sundimin e ligjit, i dobëson themelet institucionale dhe politikisht dëmton demokracinë dhe qeverisjen e mirë”, tha kryetarja Arifi.

Ajo apeloi të gjithë administratën komunale të krijojnë fillimisht integritetin personal që shënon shtysë të fuqishme për përpjekjet e përbashkëta për luftimin e gjithë dukurive negative, të hapen dyert për të gjithë qytetarët dhe të garantohet një funksionim i mirëfilltë institucional në bazë të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Përfaqësuesja e UNDP-së, znj. Luiza Viton dhe përfaqësuesja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, znj. Farije Aliu, falënderuan udhëheqësinë komunale për gatishmërinë e treguar për implementimin e këtij projekti të rëndësishëm. Sipas tyre, toleranca zero ndaj korrupsionit në fakt është progres maksimal i institucionit në të gjitha sferat që do të thotë krijimi i një servisi më të mirë për qytetarët.

Ndryshe, shënimi i Ditës së luftës kundër korrupsionit kulmoi me aktin e nënshkrimit solemn të dokumentit për politikën anti-korrupsion të komunës, në mes kryetares znj. Teuta Arifi dhe përfaqësueses së UNDP-së, znj. Luiza Viton. Me këtë rast u promovua edhe ueb faqja si mekanizëm për rritjen e transparencës në institucionet publike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *