Home / Lajme / Maqedoni / Uollers: Shihni përpara, jo të kaluarën (VIDEO)

Uollers: Shihni përpara, jo të kaluarën (VIDEO)

18 dhjetor – ‘Jini krenarë me të trashëgiminë tuaj, por identitetin tuaj mos e bazoni në histori dhe në të kaluarën’.

Kështu porositi ambasadori amerikan Poll Uollers, gjatë fjalimit të tij përpara studentëve të Universitetit Fon. Uollers, i cili heshtjen rreth çështjes së identitetit e theu vetëm pak kohë më parë, theksoi gjithashtu se e ardhmja e vetme e vendit është përmes një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë.

“Në vend që t’i riktheheshim të kaluarës ne vendosëm të shikojmë përpara. Ne u bashkuam rreth parimeve dhe vlerave sikurse liria e shprehjes, toleranca ndaj dallimeve etnike dhe kulturore, barazia dhe drejtësia ndaj të gjithëve, prosperiteti dhe mundësia e barabartë e punësimit për të gjithë.. dhe asnjë nga këto vlera nuk do të ndryshojnë historinë apo identitetin tuaj si individë apo grup, nuk paraqesin kërcënim për identitetin tuaj. Pavarësisht nëse keni prejardhje maqedonase, shqiptare, turke, serbe apo rome, çfarë do që të jeni, mund të jeni krenarë me atë, të jeni krenarë për paraardhësit tuaj, trashëgiminë tuaj, dhe duhet të jini, ashtu sikur edhe ne amerikanët krenohemi me të kaluarën tonë”, tha Poll Uollers, ambasador i SHBA-së.

Uollers the se Maqedonia si shtet shumë kombesh dhe shumë religjioz duhet t’u ofrojë të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve me qëllim që të gjithë sa bashku të luftojnë për një të ardhme më të mirë.

“Fakti se Maqedonia ka një numër çështjesh me fqinjët, mendoj se rrit pasigurinë e shumë qytetarëve këtu në Maqedoni. Ju keni fqinjë siç e dimë që kontestojnë emrin, të tjerë që kontestojnë gjuhën, disa kishën, të gjitha këto gjëra janë të komplikuara dhe qytetarët mund të ndihen se dikush ua konteston këto gjithë kohës. Por siç thash nëse dëshironi të arrini pozicionin më të mirë si shtet, të fuqishëm dhe me prosperitet atëherë duhet të jeni të bashkuar, të gjeni mënyrë që të bashkoheni, sepse nëse nuk bashkoheni progresi juaj do të jetë i ngadalshëm”, u shpreh Poll Uollers, ambasador i SHBA-së.

Ambasadori Uollers gjithashtu porositi qytetarët se e ardhmja e vendit varet vetëm nga vendimi i tyre, nëse duan të zgjedhin liderë të cilët janë të interesuar vetëm për votën, përfitimet personale dhe partiake, apo liderë të cilën kanë vizion drejt të ardhmes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *