Home / Lajme / Maqedoni / USHT feston 19 vjetorin, ftohen Ahmeti, Thaçi e Osmani (VIDEO)

USHT feston 19 vjetorin, ftohen Ahmeti, Thaçi e Osmani (VIDEO)

Tetovë, 13 dhjetor – Rektori i USHT-së Vullnet Ameti përmes një konference për media ka njoftuar për aktivitetet e këtij institucioni arsimor lidhur me 19 vjetorin e themelimit të USHT-së.

Shënimin e këtij përvjetori do ta fillojmë me një aktivitet sportiv, të organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike, që do të zhvillohet më 16 dhjetor, me fillim në orën 13:00.

Po këtë ditë, në orën 14:00, stafi drejtues i Universitetit në një pritje speciale, në përputhje me vendimin e Senatit të Universitetit, do të ndajë : 150 bursa për studentët me mesatare të lartë.16 dhjetorin do ta përmbyllim, në orën 18:00, me një manifestim artistik të përgatitur nga profesorët dhe studentët e Fakultetit të Arteve.

Më 17 dhjetor, në orën 10:00, në Rektoratin e Universitetit do të hapim ekspozitën artistike, ku punimet e tyre do t’i prezantojnë profesorët dhe studentët tanë të Fakultetit të Arteve. Agjendën e aktiviteteve tona do ta vijojmë, në orën 13:00, me homazhe tek varri i themeluesit dhe Rektorit të Parë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmani”, tha rektori i USHT-së Ameti.

Aktivitetin kryesor të këtij përvjetori, të nëntëmbëdhjetin me radhë, ai tha se do ta përfundojnë me organizimin e Akademisë solemne, në të cilën i kemi ftuar të marrin pjesë, rektorët e universiteteve publike dhe private nga vendi, rajoni dhe universitetet ndërkombëtare, me të cilët ne tashmë kemi marrëveshje bashkëpunimi…

“I kemi ftuar ambasadorët e vendeve të tjera në vendin tonë; ministrat, deputetët, përfaqësuesit e pushtetit qendror dhe lokal; kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni, si, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe liderin e RDK-së Rufi Osmani; përfaqësuesit e bashkësive fetare në vendin tonë; personalitete të dalluar nga sfera akademike dhe përfaqësuesit e mediave”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *