Home / Lajme / Maqedoni / USHT shënon 19 vjetorin e themelimit, Homazhe pran varrit të Fadil Sylejmanit (VIDEO)

USHT shënon 19 vjetorin e themelimit, Homazhe pran varrit të Fadil Sylejmanit (VIDEO)

Me një ekspozitë kolektive të stafit akademik të fakultetit të arteve nisën sot aktivitetet në kuadër të manifestimit të 19 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Pas saj, një delegacion i këtij universiteti i kryesuar nga rektori Vullnet Ameti, vendosën lulet pranë varrit të Fadili Sulejmanit, rektorit të parë të USHT-së. Ndërkaq, manifestimet për shënimin e 19 vjetorit të themelimit të USHT-së, do të vazhdojë me një akademi solemne në amfiteatrin e këtij universiteti.

“Sot bëjmë homazhe para pishtarit më të madh të popullit shqiptar që nguli këmbë që sot USHT-ja të gravitojë në shumë fusha dhe lëmi edukative dhe shkencore. Andaj Zoti e bekoftë USHT-në. Profesor Fadil Sulejmani bëri një vepër shumë të madhe për interesin e shoqërisë mbarë-kombëtare dhe gjithë popullatat e këtyre trevave që jetojnë në vendin tonë. Për këtë, USHT-ja do të jetë mirënjohëse sa të jetë jeta e jetëve, profesorit Fadil dhe familjes së tij që sakrifikuan gjithçka që kishin edhe indin e fundit të trupit të tyre për të ndërtuar një tempull të dijes për popullin shqiptar. Lavdi i qoftë veprës së madhe që la profesor Fadil Sulejmani”, deklaroi Vullnet Ameti, rektor i USHT-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *