Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon debati kuvendor për Buxhetin për vitin 2014

Vazhdon debati kuvendor për Buxhetin për vitin 2014

17 dhjetor-Për transfere sociale janë projektuar 77.667 milionë denarë, për mbrojtjen shëndetësore janë planifikuar 22.217 milionë denarë, janë paraparë edhe mjete për të drejta të reja sociale, ndërsa për subvencione në bujqësi janë paraparë për 5 milionë denarë më shumë në krahasim me këtë vit dhe do të arrijnë nivelin më të lartë historik prej 140 milionë eurove.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin rreth Propozim buxhetit për vitin 2014.

Gjatë debatit të djeshëm që zgjati deri vonë në mbrëmje, zëvendëskryeministri dhe minsitër i Financave, Zoran Stavreski theksoi se buxheti do të mundësojë rritje më dinamike ekonomike përmes realizimit të investimeve kapitale, të cilat, siç tha, janë për 11 për qind më shumë në krahasim me këtë vit dhe do ta ruajë stabilitetin social përmes shumës së rritur për pensione dhe ndihmë sociale, si dhe përmes shumës së rritur për subvencione prej 140 milionë eurove.

Të ardhurat e përrgjithshme të Buxhetit janë projektuar në 158.343 milionë denarë. Shpenzimet e 176.514 milionë denarë, ndërsa deficiti është planifikuar në nivel prej 3,5 për qind nga BPV-ja. Rritja e ekonomisë për vitin 2014 është projektuar në 3,2 për qind, ndërsa inflacioni do të mbetet në zonën e vlerave të ulëta prej 3,3 për qind.

“Njëri funksion i Buxhetit do të jetë ta kompensojë efektin e ekonomisë akoma të dobët evropiane dhe me shpenzime më të mëdha kapitale të arrihen shkallë më të larta të rritjes ekonomike”, tha ministri dhe shtoi se Maqedonia është vendi i vetëm në EJL, e cila ka hapësirë fiskale që ta mbajë nivelin e deficitit buxhetor në nivel më të larta me qëllim që ta ndihmojë ekonominë e Maqedonisë.

Theksoi se me këto dy funksione, deficiti është vendosur që të mbështetet ekonomia e Maqedonisë dhe të kihet kujdes në nivelin e borxhit që është në aspekt afatgjatë i qëndrueshëm dhe Maqedonia pa probleme ta kthejë.

Ai shtoi se ana e të hyrave është konzistente me politikat ekonomike që i udhëheq Qeveria nga viti 2006, e kjo është, siç tha, Maqedonia të mbetet vend me tatime më të ulëta pa rritje të asnjë tatimi.

Në anën e shpenzimeve, potencoi se edhe në vitin 2014 do të vazhdojë tendenca e përmirësimit të strukturës, gjatë së cilës do të ketë rritje të shpenzimeve kapitale prej 11,9 për qind për vitin 2013 në 12,7 për qind në vitin 2014.

Për transfere sociale janë projektuar 77.667 milionë denarë, për mbrojtjen shëndetësore janë planifikuar 22.217 milionë denarë, janë paraparë edhe mjete për të drejta të reja sociale, ndërsa për subvencione në bujqësi janë paraparë për 5 milionë denarë më shumë në krahasim me këtë vit dhe do të arrijnë nivelin më të lartë historik prej 140 milionë eurove.

Opozita akuzoi se Buxheti për vitin 2014 është i pazhvilluar, joreal, me projekte të dështuara, edhe një manipulim parazgjedhor dhe blerje e votave nga pensionistët dhe rastet sociale, premtim se do të rriten rrogat e administratës. Deputetët e opozitës konsiderojnë se ai nuk ofron mundësi për lëvizje të ekonomisë dhe hapje të vendeve të reja të punës, përkundrazi, do t’i varfërojë më shumë qytetarët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *